Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

870 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Bergomi ben ‘zgjedhjen e dhimbshme’: “Ke do te sakrifikoja ndermjet Bastoni dhe Skriniar? Do zgjidhja…”

Inter, Bergomi ben ‘zgjedhjen e dhimbshme’: “Ke do te sakrifikoja ndermjet Bastoni dhe Skriniar? Do zgjidhja…”
Inter Club Staff

I intervistuar per Il Giornale, Beppe Bergomi ka folur per mundesine e nje rikthimi te madh te Romelu Lukaku ne Milano tek Interi.

Ish-mbrojtesi eshte shume dakord me kete hipoteze: “Absolutisht jam pro, do isha i lumtur nese ai do te vinte tek Inter.”

“Ai eshte njeriu qe ka munguar kete sezon tek Inter per te fituar Scudetton. Lukaku ishte lideri emotiv i grupit dhe qe shtynte shoket perpara.”

“Inter kete vit ka luajtur shume mire, por ne disa ndeshje nuk duhet thjesht te luash mire, duhet ta vrasesh ndeshjen me force.”

Flitet per nje shitje te dhimbshme ne skuader per te shpetuar bilancin por edhe per te financuar merkaton ne hyrje. Ke do sakrifikoje: Skriniar apo Bastoni?

“Une e kuptoj tifozin e Interit qe nevrikoset perpara kesaj hipoteze por per menyren se si eshte e vendosur Inter nga ana ekonimike, nuk mund te mendohet te behet dot merkato pa sakrifikuar nje lojtar.”

“Une nuk do e sakrifikoja kurre Skriniar sepse eshte nje lojtar qe stemen e Interit e ka tatuazh ne lekure, por nese mendoj per te dhe Bastonin, do te sakrifikoja Skriniar.”

“Bastoni eshte teknik, i forte fizikisht, godet me te majten, i lindur ne 1999.”

“Per mua ndermjet te dyve i sakrifikueshmi eshte Skriniar por qe gjithesesi do e mbaja fort tek Interi.”

Dybala eshte nje rrezik per Interin?

“Nuk e them dot.”

“Pyes veten nese do te jete e mundur qe Inter te kete lojtare te kalibrit Lukaku, Lautaro Martinez dhe Dybala ne nje skuader.”

“Kjo sepse ne skuader jane edhe Correa dhe Dzeko te cilet jane te forte gjithashtu.”

“Dybala nuk e diskutoj teknikisht, duhet pare si do jete fizikisht. Kjo eshte pikepyetja e vertete.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.