Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

854 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Biasin i paralajmeron te gjithe: “Po flitet shume ne media, por Marotta nuk eshte shume i bindur per…”

Inter, Biasin i paralajmeron te gjithe: “Po flitet shume ne media, por Marotta nuk eshte shume i bindur per…”
Inter Club Staff

Vera e ardhshme per merkaton e Interit mund te shohe zikalterit qe te heqin dore nga nje lojtar i rendesishem.

Sipas asaj qe shkruan sot Fabrizio Biasin, shume media ne Itali e shohin si shume te mundur sakrifikimin e Lautaro Martinez.

Por gazetari i njohur italian nuk eshte aspak dakord me kete hipoteze dhe tregon se Interi nuk ka marre ende asnje vendim te tille.

“Si gjithmone, jashte fushes se lojes ka shume zera qe ndonjehere nuk perkojne fare me realitetin e nje skuadre.”

“Ketu duhet te qendrojme te qarte ne ate qe themi, sepse mund te behemi nje bezdi e madhe per klubin apo nje lojtar ne vecanti.”

“Vera e ardhshme mund te jete nje vere sakrificash. Por kur degjoni kete fjale, mos mendoni fare per veren e kaluar, nuk ka lidhje.”

“Kur thua sakrifice, duhet thene per blerjen, per shitjet, per menyren si do negociohen kontratat. Pra, secili duhet te beje nga nje sakrifice te vogel qe Interi te lundroje ne ujra te qeta.”

“Por largimi i Vidal dhe Sanchez me ato rroga qe kane, do te ndihmoje shume Interin qe te ule me -15% nivelin e pagave. Ja, kjo mund te quhet sakrifice.”

“Prandaj, shume thone “Lautaro”, por une do ju thoja kujdes me te. Marotta nuk eshte aspak i bindur per shitjen e tij. E nese nuk eshte i bindur Marotta…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.