Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

695 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Biasin mohon perfundimisht hipotezen Higuain: “Ja pse mr. Zhang nuk do marre kurre Higuain.”

Inter, Biasin mohon perfundimisht hipotezen Higuain: “Ja pse mr. Zhang nuk do marre kurre Higuain.”
Inter Club Staff

Vazhdon te beje lajm ne shtepine zikalter nje transferim i mundshem i Mauro Icardit ne Torino tek Juventusi dhe nje kalim i Gonzalo Higuain bashke me 50 milione euro tek Interi per kartonin e kapitenit te Interit.

Edhe pse eshte nje tratative shume e pamundur, ajo ka arritur te jete tashme tema e dites ne shume media sportive italiane, aq sa ka shqetesuar shume tifoze.

Ne fakt, zerat u intensifikuan me shume pas deklaratave te Massimo Morattit dje kur tha se do e bente kete shkembim apo te Tronchetti Provera qe tha se merkato eshte nje treg dhe ne treg mund te shkembesh gjera e se nuk kishte asgje te keqe ku shkembim.

Me pak fjale, keto jane nje teresi lajmesh dhe deklaratash qe kane rritur ankthin tek tifozet zikalter qe ne shumice te theksuar jane kunder, por ai qe vazhdon ti beje oponence ketyre zerave eshte gazetari i njohur, Fabrizio Biasin.

Ai ka folur perseri per Telelombardia dhe ka ‘cmontuar’ totalisht kete hipoteze.

Sipas tij, Interi nuk do te mendonte kurre per nje shkembim Gonzalo Higuain-Mauro Icardi.

Ja fjalet e tij per kete ceshtje: 

Image result for biasin inter

“A e keni kuptuar apo jo se si mendon dhe se si i merr vendimet mr. Zhang?”

“Sipas jush, Zhang, qe mendon edhe ne detajin me te vogel te se ardhmes se Interit dhe eshte vetem per projekte afatgjata te suksesshme, do te besonte tek nje 31 vjecar e do ta blinte ate per nje cmim qe do te rendonte bilancin e Interit me 60 milione euro dhe qe perfiton 7-8 milione euro ne sezon? Po sa sezone do te bente ne nivele te larta Higuain? 1? 2? Sa? Sepse me shume jo.”

“Higuain eshte shume i forte, e pranoj, mund te beje edhe ate qe ka bere Eto’o tek Interi ndoshta, doren ne zjarr une nuk e ve.  Por Zhang mendon ne terma ekonomik kur vjen puna ne nje marreveshje si kjo, nuk mendon si Moratti.”

“Mendimi i pare qe ai con ne koke eshte: a duhet te jap tek Juventusi 60 milione euro per kartonin e  tij plus a duhet te jap edhe 60 milione euro rroge ne kater vite per Higuain qe mbush per disa muaj 31 vjec?”

“Jua siguroj une qe pergjigjja jo. Ky shkembim nuk behet dhe pike.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.