Inter, Biasin zbulon gjithcka: “Ne keto momente po flitet per Acerbin: kam shume frike se mos…”
Duket se tema me e rendesishme e ketyre oreve te fundit eshte pikerisht ajo e Francesco Acerbit dhe kalimit te tij tek Inter qe po deshton.
Per kete gje eshte pyetur edhe Fabrizio Biasin, qe njihet si nje gazetar qe ndodhet shume prane Interit dhe ceshjteve zikalter.
Ai ka folur per Calciomercato.it, dhe ka zbuluar ate qe po ndodh ne oret e fundit mes Acerbit dhe skuadres zikalter.
“Ne kete moment po me thone se negociatat po vazhdojne, edhe pse ende nuk ka deshtuar cdo gje perfundimisht”.
“Por me konfirmojne se ka diskutime dhe se gjithcka ka shume shanse te deshtoje. Kam frike se mos deshton vertete”.
“Pronari Zhang nuk eshte i bindur per lojtarin per dy arsye kryesore: mosha e tij dhe paga qe eshte ne nje linje me lojtaret me te forte te Interit.”
“Ka diskutime ne keto caste, por nuk jane gjera qe kane filluar sot. Ka disa dite qe eshte kjo situata tek Interi”.
“Ka pasur gjithmone dyshime ne lidhje me kete operacion nga ana e Presidentit, qe prej diteve te para. Kam frike se mund te deshtoje perfundimisht”.