Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

646 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Biasin zbulon gjithcka: “Sanchez, ja sa milione euro po i paguan vertete Interi lojtari per tu larguar”.

Inter, Biasin zbulon gjithcka: “Sanchez, ja sa milione euro po i paguan vertete Interi lojtari per tu larguar”.
Inter Club Staff

Dita e sotme ne shtepine Inter mund te quhet pa problem si “Sanchez-Day” sepse eshte dita kur po mbyllet edhe largimi i kilianit.

Zikalterit duket se jane ne fund te nje rruge te gjate dhe te mundimshme negociatash me agjentin e lojtarit dhe lojtarin vete.

Keshtu, sot eshte nje dite teper e nxehte per zikalterit dhe Fabrizio Biasin eshte munduar te tregoje se sa po i kushton Interit largimi i Alexis.

“Sot eshte e vertete, pritet qe te mbyllet gjithcka per zgjidhjen e kontrates se Alexis Sanchez qe do te largohet keshtu nga Inter”.

“Sipas asaj qe me eshte komunikuar mua nga burime te sigurta, Inter do i paguaje Alexis Sanchez vetem qe te largohet 3,5 milione euro”.

“Kjo shifer ne total bashke me taksa shkon per Interin rreth 5 milione euro dhe nuk jane aspak nje shifer e vogel”.

“Por duke pare se Inter nga i gjithe ky operacion do te kurseje goxha per sa i perket pages se tij, le te themi qe eshte nje operacion nga ku po fitojne te dyja palet duke pare se Alexis nuk eshte me ne planet e klubit”.

“Skriniar? Oferta e PSG tashme eshte nje muaj e vjeter: 50 milione euro dhe e refuzuar nga Interi. Sot per sot nuk ka asgje te vertete ne lidhje me ndonje sulm te ri te PSG”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.