Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

747 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Biasin zbulon: “Tek Interi ka nje largim tjeter te sigurt pervec Hakimit: ai eshte…”

Inter, Biasin zbulon: “Tek Interi ka nje largim tjeter te sigurt pervec Hakimit: ai eshte…”
Inter Club Staff

I pyetur per mikrofonat e Calciomercato.it, Fabrizio Biasin, gazetar shume afer ambientit te Interit, ka folur keshtu per temat kryesore te merkatos ne shtepine Inter.

“Hakimi? Duhet qe tek Interi te mberrije nje oferte 80 milione euro. Kjo eshte shifra qe Interi kerkon per kartonin e tij.”

“PSG po kerkon formulen e duhur. E duan dhe kane ngelur tek 60 milione euro por Interi nuk leviz nga kerkesa e saj.”

“Kjo edhe per faktin se francezet i kane mundesite ekonomike. Ne nje menyre apo ne nje tjeter do te arrihet aty ky do Interi.”

“Lautaro? Varet shume nga ofertat. Nga Interi mi kane mohuar te gjitha ofertat qe jane perfolur deri me sot per te.”

“Ky eshte nje lajm i mire per cdo tifoz te Interit qe eshte i shqetesuar per Lautaron. Por besoj se edhe per klubin.”

“Lukaku? Ai fiton me deshire, por eshte nje aktor shume i rendesishem i kesaj skuadre. Deshiron te vazhdoje tek Interi.”

“Ka folur edhe me Inzaghin per kete gje. Me perjashtim te rastit kur Interi do i thote duhet te largohesh, ai nuk leviz nga Milano. Qendron.”

“Per te bere nje plusvalence me Lukakun pastaj duhet ta shesesh mbi 100 milione euro dhe nuk eshte dicka e lehte. Pra ai qendron.”

Gazetari me pas eshte ndalur te Luciano Spalleti, Napoli si dhe objektivat e merkatos qe prekin edhe Interin nga ana e tij.

“Ai aty gjen Politanon, nje profil qe Spalletti e ka quajtur perfekt edhe ne te kaluaren. Flitet edhe per Vecinon, por une besoj se Spalletti enderron Brozovic.”

“Me te ka gjetur vazhdushmeri dhe ka qene ai qe i ka dhene nje jete komplet te re me ndryshimin e pozicionit te kroatit.”

“Gjithesesi, une mendoj se Interi do e mbaje fort Brozovic edhe pse kontrata thote se eshte deri ne 2022. Besoj do te kete rinovim.”

“D’Ambrosio eshte nje tjeter qe mund te besosh me sy mbyllur. Mundesia qe ai te largohet eshte konkrete dhe me siguri me agjentin po mendojne se cfare te bejne.”

“Flitej edhe per Milanin por ai i pelqen gjysmes se Serie A. Eshte nje lojtar pozitiv dhe i vlefshem per kedo.”

“Por une ne kete moment, largim te sigurt nga Interi bashke me Hakimin shoh Arturo Vidal. Ai eshte jashte planeve. Por duhet pare cfare do te ndodhe…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.