Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

667 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, bilanci mbyllet me humbje: ja shifrat dhe detajet e mbledhjes se keshillit te administrimit sot!

Inter, bilanci mbyllet me humbje: ja shifrat dhe detajet e mbledhjes se keshillit te administrimit sot!
Inter Club Staff

Me perjashtim te ndonje shtyrje te mundshme ne minutat e fundit, Interi sot pritet te diskutoje bilancin gjate mbledhjes se Keshillit te Administrimit. 

Bilanci per sezonin qe eshte lene pas duket se do te mbyllet me humbje qe parashikohet te jete tek 18 milione euro.

Viti i kaluar ishte nje bilanc qe doli me humbje rreth 24 milione.

Kjo humbje eshte nje shifer qe mbetet brenda parametrave te Fair Play Financiar dhe llogarite duket se jane ne rregull dhe do te ekzaminohen me ne detaje ne te ardhmen por Interi duket se nuk ka probleme nga ana ekonomike.

Ashtu si lexohet tek La Gazzetta dello Sport: “Keshilli i Administrimit i zgjedhur nga “Suning” do te kete perpara nje bilanc qe po rritet dita dites, eshte i shendoshe dhe me te gjitha te dhenat ne rritje.”

“Nuk jemi ende tek faza e autofinancimit por objektivi ekonomik ai eshte dhe pas investimeve te medha te viteve te para te drejtimit kinez, rruga qe do te ndiqet duket se do te jete ajo.”

“Te ardhurat pritet qe te kalojne shifren e 300 milione eurove fale rritjes se sponsorizimeve dhe te markes ne tregun boteror.”

“Ndersa per sa i perket bilancit te ketij sezoni qe po luhet do te shohim me te vertete efektin e Champions League, por per kete duhet te presim nje vit.”

“Edhe te ardhurat nga stadiumi jane ne rritje fale prezencave rekord te tifozeve ne sezonin e shkuar. Kapercimi i vertete pritet te ndodhe kur te nenshkruhet marreveshja shekullore me Bashkine e Milanos per San Siron edhe pse ne marreveshje do te jete edhe Milani.”

“Gjithesesi sot do te miratohet edhe bilanci i Mi Stadio, shoqerise qe administron stadiumin dhe qe eshte nje shoqeri qe eshte e krijuar nga Interi dhe Milani per menaxhimin e Meazzes.”

Nese nuk do te kete shtyrje sot, brenda muajit do te mblidhet asambleja e ortakeve ku do te vendoset e ardhmja e keshilltareve te cileve po i skadon mandati si per shembull edhe Erick Thohir qe eshte ne skadence te mandatit te Presidentit.

“Keshilli i Administrimit mund te rinovohet totalisht nese do te mbahet struktura aktuale e klubit me maxhorance kineze (qe perfaqesohet nga pese elemente) dhe minoranca indoneziane.”

“Por 30% i aksioneve te Thohir qe ne kete moment eshte shume afer Oxford United, skuader ne divizionin e trete anglez, do te kaloje heret ose vone nga Suning.”

“Sot do te flitet edhe per te ardhmen dhe per emrin e presidentit te ri. Topi do i kaloje keshilltareve”, tregon Gazzetta dello Sport qe e mbyll dhe shkrimin e saj keshtu.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.