
Inter, blerjet e reja ‘fshehin’ te papriturat e Inzaghit kete sezon: “Ja si ai deshiron ti habise te gjithe: duke…”
Me sa duket, te lojtaret e rinj te mberritur ne Milano fshehin te gjithe idene e re te lojes dhe te papriturat e ketij sezoni per Simone Inzaghin.
Sipas asaj qe shkruan La Gazzetta dello Sport, ne fakt, tranjeri zikalter ka ndermend te krijoje nje skuader ‘kameleonike’
Ja cfare shkruan e perditshmja italiane: “Baza e nisjes do te jete gjithmone e njejte: do te jete nje 3-5-2 ne pamje te pare”.
“Por qe aty, ka nje menyre per te ndryshuar gjithmone. Per teknikun ky formacion paraqet nje siguri te madhe sepse nga aty ka edhe origjinen si tranjer”.
“Por pertej cdo gjeje, bota mund te ndryshoje dhe keshtu do te beje edhe bota e tij ne kete sezon me kaq shume lojtare qe bejne shume role”.
“Per shembull, pertej Lukakut qe eshte nje goditje e madhe, ai ka lojtare si Mikhitaryan , Calhanoglu dhe Correa te cilet mund te bejne te pakten dy role komplet te ndryshme”.
“Pra, nese loja do te doje nje trekuartist, Calhanoglu qe mund te jete ne loje, kalon perpara. Nese deshiron te nise nje ndeshje super sulmuese, e nise me Correa, Lautaro dhe Lukaku (ne pritje te Dybala ndoshta…), por nese deshiron dicka te mesme, e nis me Mikhitaryan trekuartist e gjate lojes mund ta ktheje ne qender te mesfushes”.
“Me pak fjale, do te jete Interi me i paparashikueshem ndonjehere kete sezon dhe kete mundesi do e jape vete lista e gjate e zgjedhjeve qe tranjeri do te kete.”