Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | July 10, 2020

Scroll to top

Top

871 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter blindon Icardin, brenda Krishtlindjeve rinovimi me dyfishim page…

Inter blindon Icardin, brenda Krishtlindjeve rinovimi me dyfishim page…
Bujar Berishaj

Fillimi mbreslenes i sezonit per Mauro Icardin (6 gola ne 4 ndeshje) po bind Interin qe te blindoj sulmuesin, qe tani merr nje page modeste (900 mije euro ne sezon plus bonuset te lidhura me golat qe shenohen).

Sic shpjegon Tuttosport ne edicionin e saj, me shume se zgjatja e kontrates (2018) do te rishikohet profili ekonomik. Piero Ausilio se shpejti do te takoj shoqeruesit e lojtarit, qe sigurisht do te kerkojne dyfishim page. Rinovimi mund te vij ne Krishtlindje, te pakten nese lojtari nuk vazhdon te shenoj keshtu: atehere te folurit mund te jete i parashikuar.

Ajo qe duket e sigurt eshte qe presidenti Erick Thohir nuk e ka ndermend te heq dore nga nje sulmues qe ka gjithcka per tu bere nje ikone e Interit se bashku me Mateo Kovacic, jo cuditerisht ai i ka blinduar ata ne vere. Kjo nuk do te thote megjithate qe lojtari mbetet i pashitshem ne prezencen e nje oferte te duhur. Ne vere duheshin 35 milione, pas nje viti mund te jene me shume.

Ausilio tashme i ka thene jo ofertave te Monacos dhe Atletico Madrid, duke vendosur Mauriton ne qender te projektit dhe duke e vene afer me nje sulmues si Pablo Osvaldo, per te vepruar si tandem dhe te mos lene hije. Sipas Tuttosport, ne Appiano te gjithe jane te bindur se Icardi mund te bej rrugen e Ciro Immobile, duke luftuar deri ne fund per titullin e golashenuesit me te mire ne kampionat.

Me pak fjale, polemikat me Maxi Lopez dhe Diego Armando Maradona ne nderlidhje me Wanda Naran tani duken larg. Icardi vazhdon te shenoj, me objektivin per te luajtur ne Boterorin tjeter me fanellen e Argjentines. E veshtire te thuhet, per tani, nese do ta arrij ta luaj si interist (sipas gazetes torineze enderra e tij eshte te vesh fanellen e Real Madrid), por tani klubi zikalter e gezon ate. Dhe blindimi eshte hapi i pare.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags