Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

9,093 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter-Bologna, notat e ndeshjes: Gagliardini nje gjigand, Kondogbia top, Joao Mario…

Inter-Bologna, notat e ndeshjes: Gagliardini nje gjigand, Kondogbia top, Joao Mario…
Inter Club Staff

Interi vazhdon momentin e saj magjik dhe arrin keshtu fitoren e shtate radhazi ndermjet Europa League, Serie A dhe Kupes se Italise. Pikerisht fitorja e djeshme ndaj Bolognas sjell per zikalterit kualifikimin ne raundin tjeter te TIM Cup. Keto jane notat e ndeshjes nga FcInterNews.it:

CARRIZO 6 – I gjuajne ne porte vetem dy here dhe i shenojne po aq here. E veshtire ta gjykosh sepse nuk kishte faj tek asnjeri nga golat e pesuar.

D’AMBROSIO 6,5 – I jep nje dore konstante fazes sulmuese si dhe dialogon mjaft mire me Gabigol i cili kerkon ende nje perkthyes ‘taktik’. Pas ne mbrojtje nuk eshte nje mur i mire per Masinen ne krosin e tij per koken e Donsah, por nuk mundi te bente me shume. I zoti ti jepte pasen kyce Icardit tek aksioni i golit te 3-2.

MEDEL 6,5 – Mire se u riktheve, Pitbull. Ja tek rikthehet kiliani ne qender te mbrojtjes, pikerisht aty ku u largua per here te fundit nga skena. I jep mundesi skuadres te mbetet lart dhe aktive. Destro u zhduk plotesisht dhe kjo eshte merite e Garyt. Deciziv edhe ndaj Okwonkwo. Mire si rikthim ne fushat e blerta, Interi ka nevoje per te.

MURILLO 7 – Do te mjaftonte vetem goli per te vleresuar paraqitjen e tij. Nje akrobaci e denje per disa sumues rrace, dicka qe meriton patjeter te jete goli i vitit. Por pak rendesi kane fjalet, Interistat veshtire se do ta harrojne kete gol. Ne pjesen tjeter te ndeshjes eshte treguar i kujdesshem edhe pse disa here eshte vene ne veshtiresi nga Mounier.

ANSALDI 6 – Kur Krafth ka veshtiresi ti rri nga pas, ai ndihmon mesfushen te lirohet dhe te avancojne. Argjentinasi u mundua te optimizoje me se miri besimin e dhene ndaj tij edhe pse disa here me disa finte te teperta deshton te fuse topa te rrezikshem ne zone. Pas vetem Mounier e ve disa here ne veshtiresi por asgje me rendesi.

GAGLIARDINI 7 – Me pak i dukshem ne krahasim me te shtunen e kaluar, por me shume efikas per skuadren. Konfirmon se ka mare ne dore celesat e mesfushes zikalter dhe ka nje ndjesi taktike qe nuk mund te lihet pa u vene re. Cdo top e mer me nje qetesi te madhe dhe e transformon ne nje aksion te mire. I perqendruar deri ne veshellimen finale, nuk lodhet kurre.

KONDOGBIA 6,5 – Eshte mire dhe duket, por me Gagliardinin ai eshte me i qete dhe ben nje ‘gjum’ te rehatshem. Protagonist ‘fizik’ i ndeshjes dhe i mesfushes, ben ndonjehere ndonje gabim por e menaxhon lojen duke bere pasime inteligjente dhe te sigurta. I kujdeshshem edhe ne fazen mbrojtese, nje pike referimi per shoket e skuadres dhe nuk lodhet asnjehere. I vetmi gabim ishte koha vonese dhe mos kapja ne kohe e topit per Donsah tek barazimi i Bolognas.

GABRIEL BARBOSA 6 – Ne te gjithe pjesen e pare Pioli i rri nga pas me shume se Masina dhe Dzemaili dhe djaloshi mer stimuj gjate lojes duke u bere i rrezkishem sa here mer top. Mania per tu vene ne dukje e ben te duket pak egoist dhe i pasakte, por mer shume duartrokitje nga tifozet per disa gjera te bukura ne fushe. Rruga eshte ende e gjate, por ky eshte nje hap perpara shume i madh per te. (NGA MINUTA E 71′ CANDREVA ME NOTEN 6,5 – Hyn pak me vonese ne loje per shkak te ftohtit por edhe per shkak se Bologna e ruan tere kohes me dy lojtare nga pas. Gjithsesi arrin te krosoje disa topa dhe te shenoje golin e kualifikimit te devijuar me fat nga mbrojtesat kundershtare.)

JOAO MARIO 7 – Dukej si nje lojtar komplet tjeter, disa here me i mire, ne krahasim me ate qe u pa me Chievo Veronen. Portugezi eshte vete loja e futbollit ne kete ndeshe: vrapon, pason, godet dhe te gjitha keto nuk i ben me copeza por i ben per 120 minuta rresht. Jane te tijat asistet e dy golave: nga goditja e kendit per Murillo nje kros perfekt dhe nje pasim po aq perfekt per Palacion. Ai perdor te gjithe inteligjencen e tij futbollistike ne sherbim te skuadres dhe Interi ferkon duart, ka ne perberje nje top player boteror.

EDER 6,5 – Pak efikas ne fazen sulmuese por shume pune nga ana taktike. Vrapon shume dhe ngacmon kundershtaret. Nje ndeshje mesatare nga ai. (NGA MINUTA E 93 BROZOVIC ME NOTEN 6 – Shume freski dhe ne sherbim te skuadres. Ide te mira dhe hapje topi inteligjente kur duhej ftohur presioni kundershtar.)

PALACIO 6,5 – Ndeshja e tij me e mire ne kete sezon, pertej golit i cili ishte shume i rendesishem nga ana personale. Levizjet konstante ne sulm thjeshtezojne punen e shokeve te skuadres. Shenoi edhe nje gol mjaft te bukur duke lene ne vend portierin kundershtar. (NGA MINUTA E 72′ ICARDI ME NOTEN 6 – Humbet nje assist perfekt nga Eder qe mund ta mbyllte ndeshjen pa shkuar ne shtesa. Por nuk ndalon se vrapuari asnjehere. Ndihmon tek goli i 3-2 dhe jep nje assist perfekt per Joao Marion i cili ishte teper i lodhur per te shenuar).

TRANJER PIOLI 6,5 – Nje formacion esperimental i pjesshem sepse e quan kupen teper te rendesishme per te rrezikuar. Por duhet te punoje pak me perqendrimin e mbrojtesve sepse rrezikojne shume gjate lojes dhe Bologna pikerisht prandaj shenoi dy gola ne dy gjuajtje ne porte. Por ne total skuadra ka bere nje ndeshje mjaft te mire edhe pse shtesat mund te evitoheshin.

BOLOGNA: Da Costa 6, Krafth 6, Oikonomou 7, Maietta 6, Masina 6, Donsah 6,5, Pulgar 5,5, Dzemaili 6 (dal 72′ Nagy 5,5), Rizzo 5,5 (dal 61′ Mounier 6), Destro 5,5 (dal 79′ Okwonkwo 5,5), Di Francesco 6. All. Donadoni 6

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.