Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

897 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter-Bordeaux, takimi per Malcom fsheh shume gjera te tjera: ja sinjali qe ka dhene Suning!

Inter-Bordeaux, takimi per Malcom fsheh shume gjera te tjera: ja sinjali qe ka dhene Suning!
Inter Club Staff

Nuk te vjen gje tjeter ndermend pervec fjaleve qe Luciano Spalletti tha ne konferencen e fundit per shtyp te sezonit: eshte e ndaluar qe te mashtrohen tifozet. 

Pak a shume eshte kjo ajo qe ndodhi sezonin e kaluar, ku u perfolen emra te medhenj, por Interi nuk arriti te bente asnje goditje te madhe ne merkato dhe pavarsisht kesaj, i kerkoi objektivin Champions League, Spallettit.

Premtimet ishin te tjera ne momentin qe ju ofrua pankina. E keshtu, pikerisht per kete, Spalletti kerkon nga klubi qe te jete e sinqerte me tifozet.

Pavarsisht kujdesit te Interit per te mos i mbajtur me shpresa tifozet si vjet, eshte shume e dukshme dicka: duket se shume gjera po ndryshojne nga vjet. 

Takimi ndermjet Interit dhe Bordeaux per Malcom eshte treguar si nje takim normal merkatoje ndermjet dy klubesh, njera qe do bleje dhe njera qe do te shese nje lojtar.

Por e verteta eshte se kjo histori tregon dicka tjeter dhe pikerisht kjo dicka tjeter ka ndezur entuziazmin e tifozerise.

Interi eshte ulur ne tavoline me francezet shume e bindur per kerkesat e Bordeaux per brazilianin: 40 milione? Ok, le te flasim. Eshte nje sinjal qe vjen i forte dhe i qarte. Kane qene hapat pare keto.

Hapat e pare ok, por merite e kujt? Normalisht e Spallettit (por edhe kualkifikimi ne Champions ka qene shume i rendesishem), por edhe i Suning qe nga Kina vazhdon te rrise te ardhurat e Interit fale sponsorave te rinj.

Takimi per Malcom eshte nje gjest qe tregon qarte qellimet e Interit pas 30 korrikut. 

Nuk eshte situate per tu nenvlersuar, sepse asgje nuk eshte e sigurt per brazilianin, por nuk mund te nenvleresohen as ndodhite e fresketa te sezonit te kaluar (kujtoni Schik qe perfundoi tek Roma per mungese fondesh).

Por fakti qe Interi ulet ne tavolina te vecanta, ben tratativa per lojtare qe vlejne tek 40 milione eurot dhe gjithcka me lart dukej e pamundur vetem disa muaj me pare, ky eshte nje sinjal i mire dhe gjithcka cfare fsheh takimi me francezet. 

Nuk ka me asnje dyshim, dicka po ndryshon dhe per mire ama.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.