Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

695 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter-Brescia, 19/02/1995 – Berti i uron mireseardhjen Morattit.

Inter-Brescia, 19/02/1995 – Berti i uron mireseardhjen Morattit.
Ardis
  • On 21/11/2013, 11:20

Hapet rubrika e re e seksionit “RewInter”, qe do te marre persiper ti sjelle lexuesve, te gjitha ndodhite qe nga dita e pare e Morattit (per 18 vjet me rradhe) si president tek Interi.

Ne cfare menyre? Do te pershkruhen ndeshjet me te rendesishme dhe me domethenese te ketyre viteve fantastike, duke ofruar nje ndeshje ne jave, te analizuar me koment, formacionet zyrtare dhe nje video qe tregon momente nga ndeshja. Nje udhetim i gjate qe do te filloje qe nga ndeshja e pare si numer 1 i klubit dhe do te perfundoje me te fundit, perpara mbylljes zyrtare me indonezianin Thohir.

EPISODI I PARE
Serie A 1994-1995, Java 20: Milano. stadiumi “Giuseppe Meazza”:
INTER-BRESCIA 1-0

Ne shkurt te 1995 Massimo Moratti merr zyrtarisht Interin nga paraardhesi i tij Ernesto Pellegrini, eshte ndeshja e pare prej “massimo tifoz zikalter” eshte ndeshja ne San Siro kunder Brescias me trajner Adelio Moro sebashku me Mircea Lucescu, trajneri i ardhshem zikalter. Nje skuader thellesisht e rinovuar ajo qe Moratti gjen ne momentin e ardhjes se tij, ne krahasim me sezonin e kaluar: ishin blere portieri Gianluca Pagliuca, mbrojtesit Giovanni Bia dhe Mirko Conte, mesfushori Pierluigji Orlandini dhe sulmuesi Marco Delvecchio, i cili ka ardhur ne ekipin e pare mbas huazimit tek Venezia dhe Vicenza. Nderkohe shiten Walter Zenga dhe Riccardo Ferri, tashme ne fund te karrieres, Igor Shalimov, Salvatore Schillaci, Massimo Marazzina, Sergio Battistini dhe Paolo Tramezzani.

Endrra qe nuk u realizua? Eric Cantona, sulmues i vitlindjes ’66, ish lojtar i Manchester United. Moratti ne nivel drejtuesi, fut tre njerez te historise te klubit zikalter: Sandro Mazzola si drejtor sportiv, Giacinto Facchetti si drejtor pergjithshem dhe Luisito Suarez si vezhgues te merkatos, nderkohe pankinen ja besoi teknikut Ottavio Bianchi.

Bilanc i sezonit: ne kampionat u renditen ne vend te 6, aventura ne Coppa italia perfundoi ne fazen e çerekfinaleve per shkak te eleminimit nga Foggia, ndersa rrugetimi europian ne Coppa UEFA perfundon me goditjet nga 11-metershi kunder Aston Villa-s.

“Dua nje skuader ndryshe, me personalitet dhe fituese”. Moratti e filloi me keto fjale, prezent ne tribune, perpara fillimit te ndeshjes. Ne vazhdim formacioni zyrtar i ndeshjes, qe mbaoi 1-0 ne favor te Interit fale golit te Nicola Berti, me te vertete nje lojtar me zemer zikalter, qe ne minuten e 3 shenon golin qe i dhuron Massimo Morattit gezimin e pare si President i klubit.

FORMACIONET ZYRTARE

INTER: 1 Pagliuca 2 Bergomi 3 Orlando 4 Berti 5 Festa 6 Paganin 7 Seno (38′ 14 Conte) 8 Jonk 9 Delvecchio 10 Bergkamp 11 Orlandini (26′ s.t. 13 Bianchi)
Pankina: 12 Mondini 15 Paganin 16 Veronese
Trajner: Ottavio Bianchi

BRESCIA: 1 Ballotta 2 Adani 3 Giunta 4 Corini 5 Baronchelli 6 Battistini 7 Neri (26′ 14 Nappi) 8 Sabau (20′ 13 Schenardi) 9 Borgonovo 10 Gallo 11 Bonetti
Pankina: 12 Gamberini 15 Bonometti 16 Piovanelli
Trajner: Adelio Moro

Arbiter: Amendolia di Messina

Goleshenues: Berti (3′)

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.