Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,018 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Brozovic vazhdon te shpresoje tek ardhja e Modric: gjate nates dje ne Instagram, ai…

Inter, Brozovic vazhdon te shpresoje tek ardhja e Modric: gjate nates dje ne Instagram, ai…
Inter Club Staff

Mund te kete fjetur shume pak sot gjate nates Marcelo Brozovic qe me sa duket po pret lajme merkatoje nga Interi. 

E keto lajme me sa duket, i ka pritur pikerisht pas ndeshjes Real Madrid – Atletico Madrid.

Kjo sepse Brozovic me sa duket po pret per te kuptuar nese shoku i tij i kombetares Luka Modric mund te bashkohet me te, Perisic dhe Vrsaljko ne Appiano Gentile perpara mbylljes se merkatos apo jo.

E keshtu, Brozo ka ndermarre nje tour te vertete ne instagram ku ka kerkuar lajme per Modric dhe ka gjetur pikerisht nje faqe zikalter e cila kishte bere tag pikerisht kroatin e Real Madrid ne te disatin postim te tyre per blerjen e mundshme te Modric.

Nderkohe qe po afrohet mbyllja e merkatos, cdo element po llogaritet nga mediat ne itali duke qene se shpesh here rrjetet sociale ne vitet e fundit kane treguar jo pak per tratativat e lojtareve.

Gjithesesi Inter-Modric ne kete moment eshte shume e veshtire mbi te gjitha per ceshtje kohe ku tani ka mbetur vetem 1 dite e gjysem deri ne mbylljen e merkatos se Serie A.

#modricneroazzurro ?⚫? Tutti comment ????? #modricneroazzurro #inter__channel

A post shared by Inter™ (@inter__channel) on

Por sic po shpresojne tifoze e Interit, ashtu po shpresoj edhe Marcelo Brozovic ne keto ore.

Te mos harrojme as postimet e Ivan Perisic ku ftonte Modric ne Milano me “Who is missing” e famshem. Nuk mund te thuhet dot qe kroatet e Interit nuk e kane provuar per ta sjelle Modric ne Milano. Ata kane bere me te vertete maksimumin edhe pse per kroatin e Real nuk ka dyshime, por eshte pikershit Florentino ai qe nuk e lejon ate.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.