Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

701 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter – Cagliari ne rrezet X. 9 Jave pa humbur ne San Siro dhe 262 minuta pa pesuar gol…

Inter – Cagliari ne rrezet X. 9 Jave pa humbur ne San Siro dhe 262 minuta pa pesuar gol…
Erion Maksuti

Po sjellim tek ju disa nga kuriozitetet dhe statistikat me interesante persa i perket ndeshjes se sotme.

262 minuta pa pesuar gol ne San Siro 
Interi nuk ka pesuar gol ne San Siro prej 262 minutash nderkohe qe po ne San Siro kemi pesuar vetem 1 gol ne 4 ndeshjet e fundit.

9 ndeshje pa humbur ne San Siro
Interi nuk humb ne San Siro qe prej 9 ndeshjesh ose me sakte qe prej tetorit te kaluar ndaj Romes. 5 fitore dhe 4 barazime qysh prej asaj ndeshjeje. Nderkohe kemi qe prej periudhes Shtator 2013-Shkurt 2013 qe nuk kemi pasur nje ecuri te tille kaq te mire brenda ne shtepi. Atehere numeroheshin 11 fitore dhe 5 barazime.

Cagliari, 1 vit pa fituar jashte fushe
Skuadra e Cagliarit ka 1 vit qe nuk fiton jashte fushe, me sakte qe prej 17 shkurtit tre vitit te kaluar kur fitonte ne fushen e Pescares 0-2.

Cagliari, 450 minuta pa shenuar jashte fushe
Gjithashtu Cagliari nuk shenon gol jashte fushe prej 450 minutash ose 5 ndeshjesh. Goli i fundit me Veronen ne humbjen 2-1 dhe qysh prej atehere ka humbur me Atalanten dhe Sampdorian me rezultatin 1-0 dhe ka barazuar 0-0 me Romen, Parmen dhe Chievon. Por duhet theksuar se pavarsisht se nuk ka shenuar, ne 5 ndeshjet e fundit jashte fushe ka pesuar vetem 2 gola.

Walter Mazarri kundra Cagliarit
Walter Mazarri ka nje bilanc pozitiv ndaj Cagliarit me te cilen ka debutuar si lojtar ne Serine A ne 26 Shtator 1982 pikerisht ne ndeshjen Cagliari – Interit 0-2. Si trajner numeron 12 fitore ndaj Cagliarit dhe 4 humbje, ndersa 8 ndeshje jane mbyllur ne barazim.

Ndersa persa i perket bilancit te trajnerit te Cagliarit Diego Lopez, si ndaj Interit ashtu dhe ndaj Mazarrit, perballja e vetme ka qene ajo e fazes se pare e perfunduar me rezultatin 1-1

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.