Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

234 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Calcio e Finanza nxjer ne pah te gjitha shifrat e kontrates se re te Brozovic: “Nuk eshte e vertete qe ai do te marre…”

Inter, Calcio e Finanza nxjer ne pah te gjitha shifrat e kontrates se re te Brozovic: “Nuk eshte e vertete qe ai do te marre…”
Inter Club Staff

Pas nje pritje shume te gjate, data 23 mars shenoi njehere e mire edhe rinovimin e Marcelo Brozovic me Interin.

Kroati nenshkroi me zikalterit nje kontrate deri ne vitin 2026 dhe gjithcka eshte bere zyrtare edhe nga ana e Interit.

Por cili do te jete impakti ne bilancin e Interit nga rroga e re e kroatit? Cila eshte shifra reale qe ai do te perfitoje?

Pergjigjet per keto eshte munduar ti jape sot Calcio e Finanza, e cila zberthen me detaje kontraten e re te Brozovic.

“Lojtari ne kete moment ka arritur te siguroje nje page prej 6,5 milione euro ne sezon deri ne vitin 2026.”

“Kjo shifer perkthehet ne nje page prej 12.03 milione euro bashke me taksa qe Interi do te paguaje per mesfushorin e saj.”

“Nderkohe, kosto totale e amortizimit te kartonit te Brozovic do te mbyllet gjate sezoni te ardhshem ku ai do te peshoje ne bilanc si nje parameter zero.”

“Per kete sezon nderkohe, kosto e Brozovic per Interin ka qene 3,5 milione euro page ndersa bashke me taksa, rreth 6,475 milione.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.