Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

342 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Calhanoglu nuk eshte dakord: “Ky nuk eshte nje moment i veshtire. Do te thoja me mire nje moment i…”

Inter, Calhanoglu nuk eshte dakord: “Ky nuk eshte nje moment i veshtire. Do te thoja me mire nje moment i…”
Inter Club Staff

“Nuk eshte nje moment i veshtire. Do te thoja me mire eshte nje moment i dhimbshem sepse kemi humbur nje derbi te rendesishem”.

Keshtu shprehet Hakan Calhanoglu, i cili ka folur per Sport Mediaset, dhe eshte ndalur normalisht edhe te Champions League.

“Bayern? Duhet te rritemi menjehere. Ne Europe ngrihet niveli dhe ne jemi gati pasi kemi analizuar cdo gje qe ka ndodhur”.

Cfare i keni thene njeri-tjetrit ne keto dite?

“Kemi analizuar me kujdes gabimet tona. Ndeshjet varen vetem nga ne. Derbin e kemi humbur per fajin tone. Kemi analizuar gjithcka dhe do te permiresohemi. Po punojme per kete”.

Sa je permiresuar qe nga koherat e Leverkusen? Ti Bayern e njeh mire…

“Shume, sipas meje. Ne fazen mbrojtese jam permiresuar shume. Edhe ne nivel taktik. E njoh mire Bayern, mezi po pres ta sfidoj ne fushe”.

Keni bere ndeshje te medha Champions ne sezonin e shkuar me Real dhe Liverpool…

“Prandaj them eshte gjithcka ne duart tona. Ne kemi dominuar me Real dhe Liverpool, edhe pse kemi bere disa gabime te vogla qe kane sjelle humbjen. Aty duhet te permiresohemi”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.