Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | August 18, 2022

Scroll to top

Top

1,628 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Candreva behet i yti brenda 48 oreve: ja detajet. Ne daten 04 gusht…

Inter, Candreva behet i yti brenda 48 oreve: ja detajet. Ne daten 04 gusht…
Inter Club Staff

Tratativa vazhdon me hapa te shpejte: ndermjet Antonio Candrevas dhe Interit tashme distanca eshte reduktuar shume dhe e perditshmja Italiane, La Gazzetta dello Sport tregon te gjithe situaten ne detaje.

Ja cfare shkruhet nga Gazzetta:

“Ne 48 oret e ardheshme, Antonio Candreva do te jete nje lojtar i Interit. Tratativa ndermjet Interit dhe Lazios po dergon tashme me hapa te shpejt lojtarin e kombetares Italiane drejt bluzes zikalter. Tek Claudio Lotito do te shkojne 21 milione plus 4 milione bonuse qe do te jene te lidhura me klasifikimin e Interit. Pjesa burokratike do te mbyllet kete fundjave ne menyre te tille qe ti jepet mundesia lojtarit ti bashkohet skuadres ne daten 04 gusht, dite ne te cilen Candreva jo vetem do i bashkohet grupit por edhe do te firmose nje kontrate katervjecare me 2,7 milione euro ne sezon plus bonuse. Per te, do te ishte nje deshire e realizuar duke mare per baze deshiren e tij per te ardhur ne Milano te shprehur qe ne janar. Candreva kishte biseduar me Lotiton i cili i kishte dhene fjalen qe do e linte te lire ne vere e keshtu po ndodh, edhe pse cmimi i kerkuar nga presidenti Lazial eshte teper i kripur. Lotito uli kerkesen nga 30 milione euro ne 25 milione euro, e me pas pranoi edhe bonuset. Interi nuk ka ndaluar asnje moment se ndjekuri nga afer situaten e Candrevas dhe ka pasur prej nje viti tashme ‘po-ne’ e lojtarit. As muri i Lotitos nuk e ndaloi strategjine e Interit duke perdorur edhe punen mediatike te agjentit Federico Pastorello, menaxheri i Candrevas qe ka negocuar me Lazion kete jave. Tashme per kete transferim ka mbetur vetem pjesa burokratike, lojtari do te jete ne Milano vetem pas pak ditesh. Kete mengjes do te zhvilloje vizitat mjekesore me Lazion per sezonin e ri, por kjo vetem sepse eshte ende i teseruar tek skuadra kryeqytetase.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.