Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,284 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter-Candreva, mbyllet brenda 30 korrikut: Mancini shtyn për anësorin e Lazios

Inter-Candreva, mbyllet brenda 30 korrikut: Mancini shtyn për anësorin e Lazios
Rinor Sopaj

Roberto Mancini shtyn për ta pasur në radhët e tij italianin Antonio Candreva. Trajneri zikaltër, sic raporton Gazzetta dello Sport, personalisht po merret me këtë përpjekje vetëm e vetëm që ta sjellë anësorin e Lazios në Milano:

“Candreva ka zgjedhur Interin dhe tashmë edhe Mancini po merret personalisht me këtë përpjekje. Si një golashënues që ishte si lojtar, tashmë trajneri e do me cdo kusht një sulmues i cili arrin numra dyshifrorë. Gjë që Candreva e garanton tashmë e shumë sezone. I mbetet Pastorellos për ta mbyllur. Përpjekja me Napolin, ku marrëveshja në mes klubeve nuk mungoi, është ndalur për shkak të pagës (pa harruar të drejtat e imazhit). Edhe Chelsea mbetet në prapavijë, përkundër konfirmimit të Cuadrados nga Conte. Zikaltërit në ndërkohë kanë arritur marrëveshje me agjentin e lojtarit të Lazios para disa javësh ku iu ofrua lojtarit një kontratë katërvjecare me një pagë prej 3 milionë eurosh për sezon, duke i përfshirë edhe bonuset. Candreva do të kthehet nga pushimet pas 30 korrikut dhe dëshira e të gjithëve, duke e përfshirë edhe Lotiton është që të gjendet një zgjidhje brenda kësaj date. Interi pret një lëvizje nga Roma që pastaj të provoj përsëri dhe ta kompletoj transferimin e italianit në Milano”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.