Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

942 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Cassano shperthen perseri: “Bastonin do e ulja ne stol. Kurse Skriniar do e shisja direkt per te marre…”

Inter, Cassano shperthen perseri: “Bastonin do e ulja ne stol. Kurse Skriniar do e shisja direkt per te marre…”
Inter Club Staff

Gjate Bobo TV, Antonio Cassano ka analizuar keshtu fitoren e Interit ne fushen e Lecces ne minutat e fundit.

“Nga fillimi ne fund kam pare nje Inter qe nuk ka pasur ne asnje moment probleme. Kisha ndjesine qe do te bente gol nga nje moment ne tjetrin”.

“Ne fund fare mund te kishte bere edhe nente gola me ato raste qe kishte. Falcone ka pritur topa te papritshem”.

“Ne ndeshjet e para ka gjithmone probleme, duhet te futesh ne forme. Gjeja qe me ka pelqyer me shume ishte kur Inzaghi nuk ka bere zevendesimet e zakonshme”.

“Ne fund kishte futur kater sulmues dhe Mkhitaryan pas tyre. Te gjithe ne sulm”.

“Ka pasur shume kurajo. Kur une shoh nje tranjer qe deshiron te fitoje edhe pse e di qe mund ta humbase ndeshjen, i them bravo”.

“Kjo do te thote se edhe ne te ardhmen ai nuk do te beje me te njejtat zevendesime, koke me koke.”

“I vetmi problem i madh qe kam pare une eshte nje tjeter”.

“E kam thene shpesh here se lojtaret qe largohen nga Gasperini nuk jane gje dhe me duket se Gosens eshte ndryshe tek Inter”.

“Ai te Atalanta dukej komplet dicka tjeter. Tek Inter eshte ndryshe. Kete vit nese Inter nuk arrin te perfshije Gosens, mund te jete nje problem i madh”.

“Dimarco? Une e shoh me mire ne tre mbrojtesat e qendres. Per mua eshte edhe me mire se Alessandro Bastoni”.

“Bastonin do e ulja ne stol per Dimarcon.”

“Do them dicka edhe si Interist: une Skriniar do e shisja direkt per 60 milione euro”.

“Kur ka nje kerkese ne mes te veres, per nje mbrojtes, me keto shifra, une e shes direkt nje lojtar. Pastaj nje lojtar me 40 milione euro e gjen diku tjeter”.

“Bremer? Nga ajo qe di une, Inter e ka dashur, por nuk jane deshperuar se e kane humbur. Ashtu edhe per Milenkovic, mund te jete ai zevendesi gjithmone.”

“Une do e shisja Skriniar dhe do merrja Milenkovic”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.