Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | August 8, 2020

Scroll to top

Top

312 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Cavani nuk vjen? “Marotta ka gati dy alternativa nese transferimi i tij deshton: ja emrat.”

Inter, Cavani nuk vjen? “Marotta ka gati dy alternativa nese transferimi i tij deshton: ja emrat.”
Inter Club Staff

Pavarsisht pergenjeshtrimit qe beri Piero Ausilio, Edinson Cavani mbetet objektivi i pare i Interit per te perforcuar repartin e saj sulmues.

Uruguajani eshte ne skadence kontrate me Paris Saint-Germain dhe nuk do te qendroje ne Paris, por ashtu si shkruan Tuttosport, ai ende nuk e ka marre nje vendim per te ardhmen e tij.

“Fakti qe Mauro Icardi i ka vene rrenjet e tij ne Paris, nuk eshte se i ka ndryshuar mundesite e Cavanit per nje transferim ne Milano.”

“Cavani mbetet emri i pare ne listen e Beppe Marottes dhe Piero Ausilios – duke perjashtuar gjerat e tjera – sepse eshte i vetmi parameter 0 i kalibrit te larte.

DYSHIMET QE CAVANI KA – “Humori i Cavanit leviz shume ne baze te rroges qe do i ofrohet. Per kete Marotta eshte informuar.”

“Gjithesesi, ai ka marre nje vendim per te lene cdo diskutim per te ardhmen pas Champions League (qe per fat te keq do te luhet ne gusht).”

“Ky eshte nje problem, sepse Interi deshiron pergjigje qe Cavani ne kete moment nuk eshte se mund ti jape.”

“Ne kete moment, edhe pse kerkesat e Cavanit jane te larta, El Matador e di qe ate qe merr sot ne Paris (12 milione euro ne sezon) do mund ta merrte vetem ne nje vend arab, kurre ne Europe.”

“Por kerkesat e tij nuk jane kaq te larta, jo, por ai kerkon 9-10 milione euro. Nje shifer qe Interi nuk do ja jape.”

“Cavani po tenton qe te kape kontraten e tij te fundit te rendesishme ne karriere – me nje Boteror ne Katar ne horizont – dhe nuk deshiron te gaboje me zgjedhjen e tij.”

ALTERNATIVAT – “Ne kete moment, duke pare veshtiresite qe Marotta po has per rrugen e tij drejt Cavanit, administratori i delguar i Interit duket se ka zgjedhur dy alternativa per te.”

“Te dy ata luajne ne Premier League per Arsenalin: i pari eshte Pierre-Emerick Aubameyang i cili nuk ka firmosur ende zgjatjen e kontrates qe skadon ne 2021 (Gunners kane bere propozimin e fundit keto dite).

“Ndersa Alexandre Lacazette eshte emri tjeter qe pelqehet. Francezi konsiderohet se ka karakteristikat e duhura per Serie A.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.