Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | July 18, 2019

Scroll to top

Top

1,195 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, certifikohet kryevepra e Ausilios ne merkato: Transfermarkt zbulon se Interi kete vere…

Inter, certifikohet kryevepra e Ausilios ne merkato: Transfermarkt zbulon se Interi kete vere…
Inter Club Staff

Klubet e medha te kampionatit italian kane bere rolin e luanit ne zyrat perkatese te merkatos: sipas asaj qe tregon Transfermarkt, sajti i specializuar i transferimeve ne futboll, tregohet se klubet e medha italiane e kane mbyllur me fitim kete merkato futbollistike. 

Gjithmone sipas tyre, te cilet kane marre ne inspektim edhe transferimin e Geoffrey Kondogbia per ta perdorur si shembill transferimin e tij nga Interi tek Valencia, skuadrat italiane si Inter, Juventus, Roma, Milan dhe Napoli kane xhiruar te pakten 160 milione euro ne kasat e tyre.

Kete gje e ka shkruar sot edhe Il Sole 24 ore qe ka shkruar ne detaje per levizjet e cdo skuadre.

Ne po sjellim ne vemendje copezen e artikullit qe flet per merkaton e Interit:

Duke folur me specifikisht per klubin zikalter, nenvizohet se si Interi ne menyre te mrekullueshme ka arritur ta mbylli kete sesion merkatoje me fitim: plot 12 milione euro plus kane dale zikalterit nga merkato verore. 

Edhe pse ka pasur operacione teper te rendesishme si ai i Radja Nainggolan qe ka kushtuar 38 milione euro, Lautaro Martinez, apo edhe huazimet e shtrenjta te Matteo Politano, Sime Vrslajko dhe Keita Balde, ato jane kompesuar me shitjet e klubit zikalter te cilat kane qene me shumice e mbi te gjitha nga ajo e Geoffrey Kondogbia qe solli ne kasat zikalter 25 milione euro.

Por te mos harrojme qe keto numra tek klubi zikalter kane ardhur edhe fale operacioneve si De Vrij apo Asamoah qe kane ardhur me parameter zero ne klubin zikalter.

Sipas Transfermarkt dhe Il Sole 24 Ore, Ausilio ne kete merkato duke pare se sa fonde kishte ne dispozicion ka bere nje kryeveper te vertete.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.