Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,321 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, cfare besimi: “Eshte refuzuar nje mega oferte nga Manchester City per Bastoni: ja super shifrat!”

Inter, cfare besimi: “Eshte refuzuar nje mega oferte nga Manchester City per Bastoni: ja super shifrat!”
Inter Club Staff

Ka qene shume e thjeshte per Alessandro Bastonin qe ti bente te gjithe ata qe dyshuan tek ai dhe per investimin prej 31 milionesh te bere nga Interi qe shume e quajten nje ekzagjerim.

Merita i shkon e gjitha Antonio Contes, qe ka besuar qe prej dites se pare dhe i ka dhene atij mundesi te behet nje njeri qendror tek Interi dhe tek mbrojtja zikalter.

Aq shume sa klubi ka vendosur te mos degjoje edhe nje mega oferte nga klubi i Manchester City pak muaj me pare per lojtari ne lindur ne 1999.

“Marreveshja me Atalanten parashikonte qe – shpjegon Corriere dello Sport – ndermjet veres 2017 dhe asaj 2018, tre lojtare te kalonin nga te rinjte e Interit tek te rinjte e Atalantes.”

“I pari ka qene Eguelfi, per 6 milione euro, me pas i ka takuar Bettella dhe Carrara, per 7 dhe 5 milione euro secili.”

“Nderkohe, shifra finale prej 31 milione eurosh qe u arrit fale disa bonuseve te ndryshem, qe kane shkuar deri ne kete shifer.”

“Gjithesesi, nje tregues per rendesine e Bastonit eshte edhe se sa lart ai sot vlersohet nga Interi, duke refuzuar nje mega oferte.”

“Per tu kuptuar mire: veren e shkuar Manchester City ka vene ne tavoline per Interin nje shifer prej 50 milione eurosh, por Interi ka thene menjehere jo.”

“Edhe pse behej fjale per nje plusvalence teper te madhe, Interi e ka refuzuar pa u menduar dy here sepse sipas zikalterve, behet fjale per nje lojtar qe ishte i destinuar te behej nje pike kyce e Interit.”

“Plani i klubit zikalter, eshte qe ta blindoje ate me shume akoma ne Milano duke i ofruar nje kontrate te re.”

“Diskutimet e para me agjentin e lojtarit kane filluar qe prej javesh tashme, por gjithcka pritet te konkretizohet ne janar.”

“Kjo sepse Interi deshiron qe te mos e fuse rinovimin e tij ne librin e bilancit te ketij viti, por ne ate te 2021.”

“Gjithesesi, nuk ka asnje dyshim pas per Interin e as per lojtarin per sa i perket te ardhmes se tij si zikalter ne Milano.”

“Lojtari eshte shume i lumtur dhe cdo dite e me shume po e ndjen mbeshtetjen e madhe qe ka nga klubi dhe nga tranjeri.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.