Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,849 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, cfare demtimi ka pesuar dje Barella? “Ja cfare thuhet nga stafi mjekesor i Interit: lojtari nuk…”

Inter, cfare demtimi ka pesuar dje Barella? “Ja cfare thuhet nga stafi mjekesor i Interit: lojtari nuk…”
Inter Club Staff

Diten e djeshme, ne minutat e fundit te lojes, Nicolo Barella nuk ja ka dale dot te qendroje ne fushe deri ne fund.

Ai ka ndjere dicka ne gjurin e tij te djathte dhe ka dale nga fusha e lojes me ndihmen e stafit mjekesor te Interit.

Ka qene natyrisht nje frike e madhe ne ate moment per te gjithe popullin zikalter sepse te gjithe e dine sa i rendesishem eshte ai per kete moment te zikalterve.

Por me sa duket, ka lajme te mira ne lidhje me kete dhe Nicolo Barella mund te mos mungoje per ndonje ndeshje.

Per kete flet sot La Gazzetta dello Sport e cila tregon edhe ate qe kane marre vesh nga stafi zikalter pas ndeshjes se djeshme.

Gjithcka ne fakt e nisi Simone Inzaghi duke deklaruar pas ndeshjes: “Duket si nje perplasje e forte. Shpresoj te mos kete asgje, eshte nej lojtar shume i rendesishem qe ka bere nje ndeshje te madhe. Mjeket na kane qetesuar por te kryqezojme gishtat sepse eshte vertete shume i rendesishem per neve.”

Por sot, kur skuadra do te gjendet ne fushen e Appianos per nje stervitje shkarkuese, ish-mesfushori i Cagliarit do te vleresohet nga afer.

Gjithesesi, eshte marre vesh edhe se nuk eshte parashikuar asnje kontroll i imtesishem sot. Kjo eshte nje shenje qe lojtari nuk ka pasur ndonje komplikacion dhe se me pak pushim, dhimbja mund te kaloje.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.