Inter, cfare efekti te skuadra fjalet e Inzaghit ne konference: “Behet me dije se lojtaret kane reaguar duke…”
Me sa duket fjalet e Simone Inzaghit kane pasur nje efekt te madh edhe te tifozeria, por edhe te skuadra zikalter.
Per kete gje flet sot Corriere dello Sport, e cila tregon gjithcka cfare ka ndodhur diten e djeshme ne Appiano Gentile.
“Skriniar dhe Dumfries nuk do te largohen. Ky konfirmim diten e djeshme ka ardhur direkt nga fjalet e Simone Inzaghit”.
“E ka bere kete gje ne konference per shtyp, pak ore perpara nje Lecce-Inter dhe i ka dhene te gjithe gazetareve titullin e pritur”.
“Tekniku, qe ne ditet e kaluara ka qene i shqetesuar per nje largim te mundshem te nje prej lojtareve me te mire, dje ka thene perpara te gjitheve qe dicka e tille nuk do te ndodhe”.
“E ka thene qarte, asnje kusht. Nuk ka thene as ‘nuk i dihet’. Por e ka thene direkt dhe fort: nga Inter nuk largohet me asnje. Do te vije vetem nje zevendes per Ranocchian”.
“Ka qene nje mesazh aq i forte sa eshte pritur shume mire edhe nga lojtaret ne dhomen e zhveshjes dhe ka ndikuar edhe ne atmosferen e pergjithshme dhe tek entuziazmi i tyre per mire”.
“Ne nivel psikologjik, fjalet e Inzaghit jane per te gjithe nje shtyse perpara. Askush ne skuader nuk do te donte te humbiste nje si Skriniar ne kete moment. Eshte koha per te menduar per Serie A dhe jo per merkaton”.