Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

325 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, cfare fjalesh nga Fabio Capello: “Kush thote se kjo skuader nuk mund te fitoje dot Scudetton i them vetem se…”

Inter, cfare fjalesh nga Fabio Capello: “Kush thote se kjo skuader nuk mund te fitoje dot Scudetton i them vetem se…”
Inter Club Staff

I ndalur per mikrofonat e Corriere della Sera, Fabio Capello, ish-tranjer, ka folur per derbin e Milanos te perfunduar 1-1.

Nje pike e fituar per Milanin dhe nje e humbur per Interin?

“Jo, une mendoj se eshte nje pike e fituar per te dyja palet. Ishte nje ndeshje e arbitruar shume mire, edhe pse mendoj se mund te ishte dhene nje penallti me pak.”

“Por drejtimi i ndeshjes ishte shume i mire. Jemi kenaqur shume me nivelin e lojes. Doveri ka lene lojen te luhet ashtu si duhet te ndodhe ne te gjithe Serie A.”

“Ka qene nje ndeshje shume e bukur qe i ka kenaqur te gjithe ata qe kane qene ne stadium dhe ata qe kane qene perpara TV.”

Inter mbetet shtate pike larg. Jane shume?

“Kush thote se Interi nuk do te jete ne lufte per Scudetto i them vetem qe per mua gabohen rende. Interi eshte nje skuader e mbaruar tashme ne kuptimin qe nuk ke cfare i shton, jane gati per te luftuar per gjera te medha.”

“Une e kam thene se ajo eshte favorite me Juventusin dhe Napolin. Skuadra e Inzaghit po ecen ne nivelin e sezonit te kaluar. Per Scudetton eshte gjithcka per tu vendosur. Shtate pike tani nuk jane asgje. As per Milanin qe eshte para dhe as per Interin qe po ndjek nga pas.”

Cfare ste ka pelqyer nga derbi i Milanos?

“Inter dhe Milani kane qene tre here ne kundersulme me nje lojtar me shume ne superioritet numerik dhe ne asnje rast nuk kane arritur ta shfrytezojne dot.”

Meritoi te fitonte Interi?

“Ishte ajo e zonja e fushes, por ra vetem ne 15 minutat e fundit. Kur fillon te besh ate lloj presingu e peson ne fund.”

“Vitin e kaluar Inter priste me shume. Inzaghit i eshte dashur te ndryshoje sistemin e lojes duke qene se ka lojtare me karakteristika te ndryshma.”

Ndonje keshille per Interin?

“Inter eshte e bindur per forcen qe ka por duhet te tentoje te fuse topin me shpesh brenda ne rrjete. Inzaghit nuk mund ti thuhet asgje tani. Skuadra e tij luan shume mire.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.