Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,178 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, cfare fjalesh nga Gosens: “Kjo ndeshje do mbetet pergjithmone brenda meje. Per Perisic them vetem se…”

Inter, cfare fjalesh nga Gosens: “Kjo ndeshje do mbetet pergjithmone brenda meje. Per Perisic them vetem se…”
Inter Club Staff

Menjehere pas ndeshjes dje ka folur per mediat me radhe edhe Robin Gosens dhe ne kemi mbledhur ne nje artikull te vetem fjalet e tij per Inter TV, Sport Mediaset dhe Sky.

Keto kane qene fjalet e gjermanit:

“Eshte nje nate e paharrueshme per mua. Do te mbetet pergjithmone brenda meje ky 3-0 ne derbi ndaj Milanit.”

“Kemi fituar duke merituar ne fushe dhe te shenoja me pas golin tim te pare ne nje derbi ka qene thjesht nata perfekte.”

“Jam shume po shume i lumtur per kete gol. Ka qene i merituar. Kemi luajtur me deshire te madhe. Eshte pare ne keto 90 minuta se jemi te lumtur per te luajtur finalen.”

Cfare grupi ke gjetur ne Milano?

“Ka nje mentalitet te madh. Shume profesionalizem. Por edhe nje ambient teper pozitiv ku punohet mire per te arritur objektivat.”

“Direkt pas pak ditesh jam ndjere ne shtepi dhe kjo ka qene e rendesishme per te bere mire ne fushen e lojes.”

Si do e therrisje nje liber per kete nate sot?

“Si ne endrra. Ka qene nje nate perfekte dhe e paharrueshme per mua. Do te mbetet pergjithmone ne zemren time.”

“Ka qene hera e pare perpara ketyre tifozeve. Sa shume qe ishin. Nje gezim i pafundem per mua.”

Si ndihesh?

“Jemi shume te lumtur qe kemi arritur ne kete finale. Kemi merituar shume. Tani mendjen te kampionati, jemi te gjithe aty dhe ne duam ti fitojme te gjitha.”

“Shpresojme qe nje karikim me shume te na e jape edhe fitorja e sotshme. Goli ka nje vlere te rendesishme.”

“Kam punuar fort per tu rikthyer pas nje kohe te gjate. Ivan po ben nje kampionat te pabesueshem dhe une po punoj akoma edhe me fort per te rrembyer minuta.”

“Por Perisic meriton respekt per gjithcka cfare jep ne fushe. Me rendesi ka qe te fitoje skuadra, rastet per te gjithe do te vine.”

“Te jesh tek Interi eshte nje sfide teper e madhe sepse kam arritur te nje nga klubet me te medha ne bote dhe te kem nje konkurent ne rolin tim me ben vetem mire.”

“Me stimulon shume. Dua te luaj shume ndeshje dhe po ashtu edhe Ivan. Shpresoj se kjo konkurence eshte nje e mire per te dy neve.”

“Kemi festuar me te drejte sot. Shpresojme nje shtyse me shume per luften Scudetto tani.”

Je futur dhe ke mbyllur ndeshjen.

“Nuk ka qene goli me i bukur, por me siguri goli me i rendesishem. I bukur assisti per Brozovic por une i bej gjithmone keto levizje. Jam shume i lumtur.

Si ato golat qe beje me Atalanten…

“Po, mendoj se eshte shume e veshtire te me markosh ne ato raste sepse une vi me shpejtesi ne shtyllen e dyte. E provoj gjithmone.”

Kjo fitore do te jape shtyse per fundin e kampionatit?

“Jam i bindur per kete. Po bejme nje kampionat teper te bukur. Pas nje muaj e gjysem te veshtire jemi ngritu dhe po luajme mire.”

“Na mungojne edhe gjashte finale. Do te duhet ti fitojme te gjitha per tu bere kampione te Italise.”

Cfare eshte gjeja qe te ka mahnitur me shume tek Interi?

“Klubi ne pergjithesi. Eshte nje sfide shume e madhe per mua. Ka lojtare te nje niveli te larte. Edhe Perisic qe eshte konkurenti im po ben nje kampionat te shkelqyer. Per mua eshte nje sfide e madhe. Jam shume i lumtur qe ndodhem ketu.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.