Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

855 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, cfare fjalesh nga Lautaro Martinez: “Kam qene shume keq. Ju nuk e dini qe une…”

Inter, cfare fjalesh nga Lautaro Martinez: “Kam qene shume keq. Ju nuk e dini qe une…”
Inter Club Staff

Lautaro Martinez, nje nder protagonistet e medhenj te nates se sotme ndaj Salernitanes ka folur per Sky Sport.

Keto kane qene fjalet e tij pak minuta me pare per mikrofonat e mediave ku ai eshte pare shume i emocionuar per tre golat.

Sa te mungonte ky moment? Mire se vjen goli.

“Faleminderit. Me mungonte fitorja, me mungonte goli. Ne kemi bere pese sot dhe jemi shume te lumtur per kete fakt.”

“Une ne nivel personal kam qene shume keq, kam kaluar nje moment te veshtire sepse sulmuesi jeton per gola, skuadra ka nevoje per kete.”

“Kerkoj te jap gjithmone maksimumin dhe zbres ne fushe me shume deshire dhe vullnet. Po afrohet nje moment i rendesishem dhe Inter duhet te tregoje shume gjera ne fushe.”

“Kemi humbur pak inat dhe keqesi ne fushe, por sot kemi luajtur mire me nje kundershtar qe luan nje kunder nje. Falenderoj tifozet qe jane pas nesh gjithmone.”

Ose shenon shume ose nuk shenon fare. 

“Mbase nuk e dini, por kur shkoj te flej me gruan time flas shume sepse jam shume i merzitur dhe nuk nuk po arrija te ndihmoja skuadren me gola.”

“Kam folur shume me te, me familjenm me shoket. Dua qe t’ja dedikoj golin tim sot vajzes sime Nina qe sapo ka mbushur nje vjec.”

Cfare kishte prapa perqafimit me Inzaghin?

“Besim. Ai me jep besim, eshte gjithmone ne krahun tone. Lufton me ne.”

E pamundur permbysja me Liverpool?

“Jo, ne do te shkojme me personalitet dhe do te kerkojme te permbysim. Qofte dita jone.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.