Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

614 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, cfare fjalesh nga Lautaro ne fund te ndeshjes: “Ja pse i kerkova falje tifozeve. Nuk eshte problem nese une…”

Inter, cfare fjalesh nga Lautaro ne fund te ndeshjes: “Ja pse i kerkova falje tifozeve. Nuk eshte problem nese une…”
Inter Club Staff

Fjalet e Lautaro Martinez ne fund te ndeshjes te fituar ndaj Napolit kane qene shume te rendesishme.

Lojtari ka treguar ndjesite e tij pas fitores dhe jo vetem. Keto kane qene pyetjet e gazetareve dhe pergjigjet e El Toros:

Gezim dhe emocion i madh per kete fitore?

“Per ne ishte shume e rendesishme duke pare edhe klasifikimin. Sot duhet te konfirmoheshim dhe e beme.”

“Kishim bere shume mire edhe ne derbi kur fituam me shume, por sot duhet te konfirmoheshim, e perseris.”

“Ndonjehere rezultati nuk na ka buzeqeshur, por skuadra ka bere nje ndeshje te madhe dhe plot karakter.”

Ke kerkuar falje pas golit?

“Po, ndodh qe te gabosh dhe prej nje muaji nuk shenoja. Une punoj gjithmone per Interin dhe problemi nuk eshte nese nuk shenoj, por nese nuk fitojme.”

“Une i kerkova falje tifozeve sepse e ndjeva. Nderkohe ne shkallet e stadiumit ishte edhe familja ime, emocion i madh.”

E pite nje mate me Correan gjate festimit…

“Ai eshte serioz shume, punon fort. Me kishte thene se do te me jepte nje dore per te shenuar dhe e beri. E falenderoj.”

Per Scudetton jeni ne lufte?

“Te shohim hap pas hapi. Jemi kampione te Italise por duhet te permiresohemi qe te bejme me mire.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.