Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

360 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, cfare fjalesh per Barella nga Roberto Mancini: “Ja cfare me habit me shume tek ai: me duket sikur Interi…”

Inter, cfare fjalesh per Barella nga Roberto Mancini: “Ja cfare me habit me shume tek ai: me duket sikur Interi…”
Inter Club Staff

Tranjeri i Italise, Roberto Mancini, ka folur diten e djeshme ne nje mini-dokumentar te quajtur ‘Endrra e Kalter’ te Rai Uno.

Ky dokumentar po transmetohet vetem pak dite perpara se Europiani te filloje dhe fjalet e bukura nga Mancini nuk mungojne aspak.

Ai ka bere nje prezentim te shkurter per lojtaret, por normalisht te gjitheve i kane rene ne sy fjalet e ish-teknikut te Interit per lojtarin zikalter, Barella.

Sipas Mancinit, ai eshte nje nga lojtaret qe e ka habitur me shume ate me personalitetin qe ai ka treguar gjithmone, brenda fushe dhe jashte saj.

Keto kane qene fjalet e tij: “Kemi bere nje pune shume te madhe, edhe pse shume na kane thene se do e kishim te veshtire te gjenim njembedhjete lojtare.”

“E mbani mend cfare thonin per ne ne fillim? Barella per shembull, ajo qe me habit me shume tek ai, eshte se ka nje personalitet te madh.”

“Me duket sikur Interi e ka ndihmuar te shkoje ne nje nivle tjeter. Pastaj normale qe me te rinjte kane shembuj te mire ne kombeare. Por te rinjte kane kualitet te madh.”

“Nese e dine se cfare duhet te bejne para se te zbresin ne fushe, kjo i ben ata qe te jene akoma edhe me te qete. Une kur i kam marre ne kombetare, e di qe ata nuk do te kene frike te veshin fanellen e kalter.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.