Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

396 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, cfare fjalesh per Gosens nga tranjeri i tij i pare: “Na kushtoi plot 5 mije euro. Por kur erdhi na tha se…”

Inter, cfare fjalesh per Gosens nga tranjeri i tij i pare: “Na kushtoi plot 5 mije euro. Por kur erdhi na tha se…”
Inter Club Staff

Nje punetor i pandalshem, tashme nje pike kyce e Gjermanise dhe nje blerje e madhe e Interit ne merkaton e fundit.

Ky eshte Robin Gosens, per te cilin kedo te pyesesh, mund te marresh vetem fjale te mira per menyren e punes qe ai ka dhe ate cfare jep ne fushe.

Per kete ka folur Harry van den Ham, tranjeri i tij i pare ne nje skuader profesioniste, i cili nuk e ka harruar kur Gosens.

“Kujtimi i pare qe kam nga ai eshte nje transferte, ishte e enjte ne darke, ne Haarleem, per nje ndeshje te Vitesse.”

“Tranjeri i tyre, Peter Bosz eshte nje miku im dhe une doja te shikoja nje lojtar tjeter per ta marre te FC Dordrecht, skuadra ime.”

“Por sapo pashe Gosens, u dashurova ne menyre futbollistike me te. Luante ne mesfushe, e pyeta se cfare po bente aty dhe per cfare motivi nuk luante ne skuadren e pare.”

“Kerkova me shume informacione per ta marre direkt sepse ne donim qe te shkonim te Serie A hollandeze ne ate kohe.”

“Kishte gjithcka. Dinamizem, shtyse, te dhena per nje kunder nje, box to box. I thashe atyre: ma jepni mua sepse do e bej te shpertheje. Ne fillim ishte e pamundur te finalizonim transferimin por me pas ja dolem. Per te paguam plot… 5 mije euro.”

Robin sot ka nderruar rol.

“Edhe me neve ndodhte te luante ne krah, por ne e perdornim ne mesfushe per fuqine qe ai kishte ne loje.”

“Kam folur shume me te. Ne fillim nuk e kuptonte si mund te luante dhe e vura ne pankine. Me kerkoi shpjegime.”

“Ja dhashe. Kjo me pelqeu shume, me beri te kuptoja se ai donte te permiresohej vertete. Robin ka nje sjellje te cmendur profesionale, eshte nje manjak i punes. U permiresua jave pas jave.”

“Sjellja e tij ka qene per duartrokitje. Nje shembull per tu ndjekur nga te gjithe. Pastaj nje njeri i madh.”

Ka qene deciziv per ju Robin?

“Humbem nje ndeshje dhe ajo me pas ishte ndaj Emmen, nje konkurente direkt per promocionin ne kategorine me lart.”

“I thashe Robin: Ke nje gjuajtje te madhe, shko te 16 dhe gjuaj. Bindu se mund tja dalesh. Ne ate ndeshje shenoi dy gola dhe u mbyll me fitore. Na mori mbi shpine dhe fituam 5-0.”

Edhe jashte fushe ka qene i forte?

“Ne stervitje ishte i pabesueshem. Ne ndeshje dominant. Eshte nje qe jepte 100%. Nese shoket jepnin 99%, ai i bente te shkonin ne 100%.”

“Jashte eshte nje djale i qete, pak i turpshem ndoshta. Por personaliteti i tij e ka ndihmuar te rritet. Nese sot i dergoj nje mesazh, me kthen direkt. Nuk i ka marre koka ere, Inter eshte nje premio per gjithcka cfare ai ka bere.”

A e prisje te shkonte kaq larg? 

“Sinqerisht jo. Une mbeta shume i habitur kur e therriti Gjermania. Por kujdes: ai njeri e ka cdo gje te merituar. Ka bere hapa prej gjigandi. Gjithcka cfare ka ndodhur eshte e pabesueshme.”

“Kisha punuar me nje lojtar te mrekullueshem, tani eshte nje top player boteror. Nje futboll modern, shume i forte.”

“Une pres qe Interi te mos jete hapi i tij i fundit. Dua qe hapi i tij i fundit te jete Champions League me Interin. E meriton.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.