Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

281 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, cfare frike: Igli Tare po perdor tre ‘karta speciale’ per te arritur tek Kumbulla, ja detajet!

Inter, cfare frike: Igli Tare po perdor tre ‘karta speciale’ per te arritur tek Kumbulla, ja detajet!
Inter Club Staff

Nuk eshte vetem Interi ne gare per Marash Kumbulla: mbrojtesi i Verones i lindur ne 2000 me sa duket eshte ne shenjestren edhe te Lazios.

Ai e ka treguar veten ne kete sezon si nje nga talentet me premtues te Serie A dhe ka terhequr vemendjen e shume klubeve ne Itali.

Sipas Corriere dello Sport, pas tij eshte fort edhe klubi i Lazios: “Inter, cfare frrike. Igli Tare eshte gati qe te hidhet ne nje sulm ku do te rrezikoje gjithcka per te arritur tek Marash Kumbulla.”

“Mbrojtesi 20 vjecar shqiptar eshte objektivi kryesor i Lazios ne kete moment. Ai deshiron te rrezikoje dhe e deshiron ne Lazion qe do luaje ne Champions.”

“Presidenti i Verones kerkon 35 milione euro dhe e reja ne kete mes eshte se ai ka filluar te mendoje idene per te pranuar edhe lojtar ne kembim per te ulur shifren.”

TRE KARTAT SPECIALE TE TARES – “Tare eshte i njohur me veshtiresite dhe me Interin qe eshte pas djaloshit por nuk dorezohet dhe do te tentoje te perdore tre karta speciale.

1) Per Kumbullen, lojtar qe eshte i mesuar te luaje ne qendren e majte ne mbrojtjen me tre eshte nje rrugetim ne stilin Milinkovic ku do te alternohej me Radu, nje senator qe eshte ne skadence ne 2021. Bashke me Luiz Felipe dhe Acerbi ai do te formonte nje treshe gladiatoresh. Tek Interi apo tek Juventusi nuk do te gjente dot kete hapsire.

2) Flamuri Shqiptar valvitet prej kohesh ne Formello sepse aty eshte perfaqesues Tare dhe Strakosha, ky i fundit shok i kombetares dhe do te beheshin shoke reparti edhe tek Lazio.

3) Lotito ka mardhenie shume te mira me Settin dhe degjohen shpesh per kete ceshtje. Nuk do te kishte asnje veshtiresi per te ndertuar nje tratative.

“Ne kete moment Interi po rrezikon shume. Me keto tre levizje, zikalterit mund te jene pak mbrapa.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.