Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | December 23, 2022

Scroll to top

Top

827 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

INTER, CFARE FRIKE PER SKRINIAR: “Ka shtyre gjithcka per rinovimin dhe ndodhet ne Dubai: lojtari tani po…”

INTER, CFARE FRIKE PER SKRINIAR: “Ka shtyre gjithcka per rinovimin dhe ndodhet ne Dubai: lojtari tani po…”
Inter Club Staff

“Kemi shume deshire te mbyllim cdo gje perpara Boterorit”, ka thene Beppe Marotta per sa i perket rinovimit te Milan Skriniar.

Gjithesesi, sipas La Gazzetta dello Sport, sllovaku ka marre pak kohe dhe kjo gje ka gjeneruar frike dhe ankth ne klubin zikalter.

“Takimi qe duhet te ndodhte kete fundjave, eshte shtyre perseri sepse Milan Skriniar ka marre kohe dhe po ben disa pushime ne Dubai”.

“Ai me pas do te rikthehet ne Itali, ku do i bashkohet skuadres dhe Inzaghit per te nisur pergatitjen per fazen e dyte te sezonit”.

“Nderkohe, nga ana tjeter, skuadra e drejtuesve deshiron qe te mbylle sa me shpejt ceshtjen e rinovimit sepse i di shume mire rreziqet qe kjo situate mbart”.

“Ne horizont, takimi eshte spostuar ne dhjetor, por kjo gjeneron frike dhe ankth ne kampin interist per shume faktore”.

“Ne keto muaj palet kane dialoguar shume ne menyre konstruktive. Ne vecanti, Inter ka vleresuar shume sjelljen e ndershme te lojtarit”.

“Ai eshte treguar shume leal edhe ne momentet me te nxehta te tratatives me Paris Saint Germain, dicka qe eshte shume e veshtire te gjendet ne futbollin e sotshem”.

“Nderkohe, eshte shume e vertete qe Skriniar edhe pse nuk ka nje kontrate te re me Interin, nuk ka pasur diskutime me klube te tjera per respekt te zikalterve”.

“Gjithesesi, ne sfond ka disa mos dakordesi financiare, dhe tratativa eshte e mbetur pezull pikerisht ne ato aspekte”.

“Ku? Pikerisht aty ku duhet nje pune e madhe e Marottes dhe Ausilios, qe kane edhe nje tavan pagash per te respektuar”.

“Ata nuk mund te shkojne me shume se 6 milione euro ne sezon. Por eshte e mundur qe Inter te shkoje ne 6,5 milione euro, nashke me disa bonuse”.

“Pak a shume, ashtu si eshte bere me Brozovic vetem nje sezon me pare, mbase duke shtuar ndonje milione euro”.

“Gjithcka eshte ne evolucion dhe eshte heret qe te thuhet me siguri do te ndodhe dicka perpara fundit te nentorit apo jo”.

“Ne cdo rast, palet do te duhet te takohen perseri. Edhe pse nga ana e lojtarit vazhdon te jepet siguri per qendrimin ne Milano”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.