Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

697 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, cfare fuqie. Gazzetta zbulon: “Ja dy skuadrate e plota qe Conte ka ne dispozicion: e pabesueshme qe…”

Inter, cfare fuqie. Gazzetta zbulon: “Ja dy skuadrate e plota qe Conte ka ne dispozicion: e pabesueshme qe…”
Inter Club Staff

Pasi merkato eshte mbyllur, Antonio Conte nuk mund te thote se eshte i pakenaqur.

Interi ka futur nje lojtar ne skuader ne krahun e djathte si Hakimi, ka mbajtur praktikisht te gjithe organikun qe kishte, ka nje mesfushe te forte dhe ka futur ne te edhe disa alternativa qe ka kerkuar Conte si puna e Vidal.

Nderkohe, nuk ka ardhur i shume prituri Kante, por tekniku ka perpara nje skuader shume me te forte se vitin e kaluar per te luftuar per Serie A dhe per te pretenduar dicka me shume nga Champions League kete sezon.

Per kete arsye, ai ka vendosur qe te kaloje ne nje 3-4-1-2 sepse eshte nje skeme ku Interi mund te behet edhe me i paparashikueshem.

Tani tekniku ka nga nje apo me shume se nje alternativa te nje niveli shume te larte per te gjithe rolet ne fushe.

Nga Eriksen te Sensi, deri te Vidal dhe Nainggolan. Belgu nuk eshte rikthyer te Cagliari nderkohe, dy klubet nuk gjeten dot nje marreveshje per kete dhe tani eshte nje element i skuadres se Contes.

“Tani topi i ka kaluar teknikut. Ashtu si e ka treguar edhe ne ndeshjen ndaj Fiorentines, Nainggolan mund te jete ende nje faktor ne kete Inter.”

“Por duhet rekuperuar ne nivel psikologjik duke qene se (ashtu si tregon edhe grumbullimi per ne Rome) ai e kishte mendjen tek Cagliari.

Sinjali i dhene nga Interi nderkohe eshte i rendesishem nga ana politike: askush nuk do te mbahet kunder deshires, por askush nuk do te shitet nen cmim.

Nje tregues i qarte se gjerat kane ndryshuar ne Milanon zikalter, tregon Tuttosport.

“Nainggolan duhet te perfshihet edhe ne listen UEFA ku i perjashtuari mund te jete portieri i trete Padelli (qe vendin e tij do e merrte Under19, Filip Stakovic, numri 1 i Primaveres) dhe Matias Vecino, qe nga demtimi rikthehet rreth muajit nentor dhe e sigurt qe tre ndeshjet e para te grupit i humbet.”

“Nder te tjera, merkato i ka siguruar Contes qe ai te kete nje skuader te gjere me 25 elemente ne te. Ku shume lojtare jane edhe multitasking.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.