Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

2,378 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, cfare goditje nga Brazili: Vjen Nilton! Lojtari kampion me Cruzeiron i zgjedhur si…

Inter, cfare goditje nga Brazili: Vjen Nilton! Lojtari kampion me Cruzeiron i zgjedhur si…
Inter Club Staff

Nilton eshte nje nga lojtaret qe ka rene me shume ne sy me Cruzerion e cila eshte shpallur Kampion ne Kampionatin Brazilian, dhe natyrisht mesfushori ka qene mjaft i rendesishem per keta te fundit ne rrugen drejt kurorzimit kampion.

Por lajmi qe vjen nga Brazili eshte sensacional: Sipas agjensise se lajmeve Braziliane Futebol Interior, lojtari 26 vjecar eshte nje hap larg Interit: “Eshte shume e mundeshme qe lojtari do te transferohet ne Milano tek Interi ne Qershor”, keto jane fjalet e agjensise se lajmeve.

Por ne nje konference te agjentit te tij Ribeiro, ai konfirmoi: “Pavarsisht faktit se lojtari eshte shume afer Interit, duhet thene se shume ekipe europiane jane pas tij. Eshte shpallur mesfushori me i mire i Kampionatit Brazilian ne 2013, dhe kjo gje ka terhequr vemendjen e Interit, Romes, Valencias dhe klubeve te tjera.”

Edhe nga vete klubi Brazilian vijne konfirmime per kete transferim dhe eshte pikerisht drejtori i komunikimit te Cruzeiros, Guilherme Mendes i cili e pranon qe lojtari mund te largohet dhe shuma e transferimit te tij do te jete 5-6 milion euro. Pra shume konfirmime nga Brazili, dhe udhetimi i fundit i Ausilios ne Ameriken Latine do te ishte nje konfirmim me teper ne lidhje me kete ceshtje. Natyrisht nese Nilton do te vishej zikalter, do te ishte nje goditje goxha e gjetur e Interit.

Por cili eshte Nilton? Le te bejme nje skede shkurter te tij.Nilton2

Emri i tij i plote eshte Nilton Ferreira Junior.

Luan si mesfushor, dhe eshte tipik mesfushor ‘fluturues’ Brazilian.

Ka lindur me 21 Prill te vitit 1987. Ka nje fizik per tu admiruar.

Ka luajtur per Kombetaren e Brazilit deri tek U20.

Nilton ka qene nje protagonist i madh i fitores se Kampionatit te fundit Brazilian nga ana e Cruzeiros duke shenuar edhe 7 gola ne 30 ndeshje. Ai ne nentor u perzgjodh si mesfushori me i mire i Kampionatit Brazilian.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.