Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

403 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, cfare impakti nga Suning! Te ardhurat e zikalterve sot kane kaluar ato te 2010: ja shifrat!

Inter, cfare impakti nga Suning! Te ardhurat e zikalterve sot kane kaluar ato te 2010: ja shifrat!
Ardis
  • On 29/10/2018, 19:05

Ne Asamblene e Partnereve u certifikua kalimi i presidences nga Erick Thohir tek Steven Zhang. Por ne te njejten kohe edhe rasti per te analizur bilancin e klubit zikalter qe me pas u aprovua. Sezoni i Inter-it deri me 30 qershor 2018 u mbyll me humbje prej 17.7 milione €, nje shifer relativisht e reduktuar krahasuar me 24.5 milione €.

Por elementi qe bie me shume ne sy eshte nga bilanci jane te ardhurat, sic thekson Calcio & Finanza:

“Me perjashtim te ‘Player Trading’, te ardhurat jane ne shifrat e 288.2 milione €, ne permisim me rreth 7% ne krahasim me 2017. Te gjitha sebashku, vlera e produktit per shoqerine zikalter ne sezonin qe fillon me 1 korrik 2017 deri me 30 qershor 2018, ishte ne shifrat e 346.9 milione €, ne rritje prej 9% ne krahasim me sezonin e shkuar qe u mbyll me 30 qershor 2017.

“Behet fjale per nje rekord te shoqerise zikalter: rekordi i kaluar ne kete aspekt ishte rregjistruar ne sezonin 2009/10, viti i Tripletes, kur klubi kishte arketuar 323.5 milione €.

TE ARDHURAT“Te ardhurat prekin shifren e 33.7 milione € duke certifikuar nje rritje prej 21%. Jane rritur te ardhurat e ndeshjeve qe luhen ne shtepi me 37% dhe prej abonimeve me 16%”.

TE ARDHURAT KOMERCIALE – “Jane rritur sponsorat rajonale, qe kane arritur shifren 91.6 milione me nje rritje prej 23%. Jane ulur te ardhurat nga sponsori teknik NIKE, jane rritur te ardhurat nga PIRELLI qe ka derdhur 16.3 milione dhe nga bonuset Champions League, 6.2 milione . Midis te ardhurave te tjera, kane pesuar renie ato qe vijne nga Inter Academies, qe kane arketuar rreth 8.5 milione , ne sezonin 2017-2018″.

PLAYER TRADING – “Rritja e te ardhurave ka pesuar nje shtytje edhe nga rritja e vogel e te ardhurave persa i perket Player Trading. Pavaresisht faktit te rritjes se te ardhurave per menaxhimin e lojtareve (me 49.7 milione plusvalenca), jane rritur qartesisht, mbi te gjitha kostot qe kane te bejne me blerjet e perkohshme”.

AMORTIZIMET – “Vazhdon rritja e amortizimit per te drejtat per performancat e futbollisteve qe kalojne nga 74 ne 78 milione , per shkak te investimeve te kryera ne vere te 2017″.

PERSONELI – “Nje rritje e vogel persa i perket kostos se personelit, ne rritje me 3% ne krahasim me 2017. Kjo edhe per shkak te aktivizimit ne Champions League, duke qe kompensimi kontraktual i futbollisteve ka kaluar nga 95.2 milione ne 88.2 milione (-7%), por jane pothuajse trefishuar premiot e performances, ku kane qene ne shifrat e 5.2 milione dhe tashme jane 14 milione € fale vendit te katert ne kampionat dhe per rrjedhoje kualifikimi ne Champions League”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.