
“Inter, cfare Insigne thoni: ja kush eshte goditja e vertete ne sulm qe po tenton Beppe Marotta.”
Mundesite e manovrimit ne muajin janar nuk jane shume te medha ne shtepine Inter dhe prandaj drejtuesit po planifikojne nje pune te mirefillte qe do te zhvillohet perpara se merkato te filloje zyrtarisht.
Per kete flet sot Tuttosport, e cila flet per strategjine e Marottes dhe Ausilios per repartin e rendesishem te sulmit.
“Jane ne renie te lire kuotat e Lorenzo Insigne tek Interi, duke pare edhe sistemin e lojes qe ka Interi qe nuk pershtaten me te.”
“Por per me shume, te shohesh Interin qe futet ne gare per nje lojtar si Insigne dhe jo per nje zevendes te Dzeko, duket e cuditshme.”
“Interi ka nevoje per nje 9 me shume se sa per nje trekuartist apo lojtar krahu sic eshte Lorenzo Insigne.”
“Pikerisht per kete fakt, nuk eshte aspak Insigne goditja qe Marotta po tenton te beje por nje lojtar tjeter eshte ne qender te deshirave te tij.”
“Te gjitha te dhenat te dergojne te Giacomo Raspadori. Lojtari i eshte kerkuar Sassuolos ne menyre zyrtare nga agjenti Tullio Tinti, nje agjent qe eshte edhe i Simone Inzaghit.”
“Ai qe mund ta mbylle kete rreth eshte miku i ngushte i Marottes, Giovanni Carnevali, administrator i deleguar i Sassuolos, i cili mund ta favorizoje kete operacion.”
“Raspadori ne 18 shkurt do te mbushe 22 vjec dhe te luaje nje sezon si zevendesi i Dzekos mund ta beje gati per futbollin e madh.”