Inter, cfare investimi per Asllanin: “Zbulohet shifra e vertete: nuk do te paguhen 9 milione por…”
Prej javesh, per te mos thene prej muajsh, Kristjan Asllani eshte i perzgjedhuri i Interit si zevendesi i Marcelo Brozovic ne sezonin e ri.
Ja pse klubi zikalter ka te gjithe perqendrimin e saj per te mbyllur shume shpejt tratativen qe do te sjelle mesfushorin e lindur ne 2002 ne Milano.
Per kete gje shkruan sot Corriere dello Sport e cila shpjegon edhe nje ndryshim ne shifrat e operacionit per transferimin e lojtarit.
“Gjate kesaj jave Inter deshiron te mbylle kete transferim dhe te marre ne shtepi keshtu zevendesin e Marcelo Brozovic.”
“Drejtuesit e Interit do te shkojne drejt nje marreveshje me Empolin dhe vleresimi total i Asllanit pritet te kape shifren e 16 milione eurove.”
“Por gjithcka mund te behet me 12 milione euro plus huazimin e nje lojtari ndermjet Agoume dhe Satrianos per 12 muaj.”
“Asllani eshte nje lojtar me prespektive te madhe dhe shihet me goxha prioritet nga stafi drejtues i Interit. Mbi te ka qene edhe Milan me Newcastle, por per lojtarin e lindur ne Elbasan, Marotta ka qene me i vendosuri.”
“Nje vit me pare Inter ka derguar ne Empoli nje lojtar si Pinamonti i cili ka bere shume mire dhe prandaj zikalterit do te ishin gati te huazonin edhe kete sezon nje lojtar te rendesishem te toskanet.”