Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

860 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, cfare lajmi: “Atehere kur nuk pritej, Kondogbia sjell ne shtepine zikalter miliona euro: ja pse.”

Inter, cfare lajmi: “Atehere kur nuk pritej, Kondogbia sjell ne shtepine zikalter miliona euro: ja pse.”
Inter Club Staff

Geoofrey Kondogbia do te jete shume shpejt nje lojtar i Atletico Madrid edhe pse merkato ka disa jave qe eshte mbyllur.

Diego Simeone, qe kishte humbur Thomas Partey pikerisht ne momentet e fundit te merkatos, ka shfrytezuar keshtu kohen shtese te merkatos qe i ka dhene Federata Spanjolle.

Per ta eshte miratuar nje rregull i ri, ku ata mund te zevendesonin Partey deri ne daten 5 nentor duke qene se largimi i tij u be per shkak se u pagua klauzola.

Kjo sepse ganezi u transferua tek Arsenal sepse keta te fundit paguan 50 milione eurot e klauzoles se tij.

Keshtu, gjate dites se neserme Kondogbia do te transferohet ne Madrid, ku do te veshe fanellen e Atletico Madrid.

Ai do te zhvilloje vizitat mjekesore, nderkohe qe ne kasat e Valencias sipas te perditshmes spanjolle AS do te hyjne plot 20 milione euro.

Por pikerisht nga keto para, dikush qe do te perfitoje jo pak, eshte edhe Interi: nese shifra konfirmohet, atehere nga keto 20 milione euro, 5 milione i takojne Interit.”

“Ne 2018 zikalterit kur e shiten lojtarin te Valencia mbajten per vete 25% te shifres se rishitjes se tij.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.