Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

2,144 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

INTER, CFARE LAJMI: “Dybala ka thene po, firma vjen brenda nje jave: Ja rroga, detajet, dhe fjalet e renda qe sollen…”

INTER, CFARE LAJMI: “Dybala ka thene po, firma vjen brenda nje jave: Ja rroga, detajet, dhe fjalet e renda qe sollen…”
Inter Club Staff

La Gazzetta dello Sport shkruan diten e sotme ne menyre shume te qarte: Inter dhe Paulo Dybala kane arritur nje marreveshje.

Diten e djeshme, ne takimin ndermjet drejtuesve zikalter dhe ndermjet perfaqesuesve te argjentinasit ka ndodhur shtrengimi i duarve.

“Dybala do te marre nje page prej 6 milione eurosh, plus disa bonuse qe mund ta bejne ate te perfitoje rreth 7 milione euro.”

“Gjysma e ketyre bonuseve jane lehtesisht te kapshem. Nderkohe, kohezgjatja do te jete tre vite plus nje shtese nese klubi do doje te vazhdoje.”

“Per tu konfirmuar eshte nese lojtari ka kerkuar ndonje bonus firme apo jo, dicka qe ndodh per lojtaret me paramter zero.”

“Ne tavoline dje ka qene prezent Antun, Marotta, Ausilio, De Vecchi (ndermjetesues i Dybala), Novel (njeru qe merret me sponsorizimet e Joya) si dhe ndermjetesuesi Petralito.”

“Pastaj ka pasur nje takim edhe me Zanetti dhe Inzaghi. Ne fillim te takimit nuk ka pasur shume dakordesi”, tregon Gazzetta.

“Kjo sepse numrat qe jane kerkuar nga agjenti Antun nuk kane shkuar per shtat per Interin dhe drejtuesit e Interit nuk kane qene dakord.”

“Numrat qe Interi ofronte Antun i dinte prej kohesh dhe nuk eshte se diten e djeshme Dybala e mori vesh per here te pare se cfare ofronte klubi zikalter.”

“Prandaj ne kete takim eshte ngritur edhe zeri dhe madje jane leshuar edhe fjale te medha sa shume persona ne tavoline kane pasur frike se mos takimi deshtonte.”

“Por me pas diplomacia ka fituar dhe ka dale ne pah deshira e Dybala per te veshur fanellen e Interit ne sezonin e ri.”

“Pas zerit te ngritur dhe disa fjaleve qe nuk duhet te ishin thene ka ardhur qetesia dhe palet jane afruar me shume me negociata.”

“Aq shume sa nga Inter dhe nga Dybala (perfqesuesit e tij) direkt pas takimit ka dale ne pah optimizem i madh per kete operacion per mbylljen me sukses te tratatives.”

“Tani Antun do i tregoje gjithcka Dybala, por do te jete ceshtje ditesh dhe maksimumi nje jave dhe me pas do te vije edhe firma.”

“Dybala ka pranuar 100% projektin e Interit sepse ndryshe nuk do te kishte pranuar as te ulej ne nje tavoline dje.”

“Por as Inter nuk deshiron qe kjo histori te vazhdoje pafundesisht, prandaj Inter nuk priti as largimin e Vidal apo te Sanchez per te folur me Dybala. Joya do te jete goditja e trete pas Onana dhe Mkhitaryan.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.