Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

896 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, cfare lajmi. Il Giornale zbulon: “Matteo Darmian shume shpejt do i zere vendin…”

Inter, cfare lajmi. Il Giornale zbulon: “Matteo Darmian shume shpejt do i zere vendin…”
Inter Club Staff

Pas humbjes ne derbi dhe barazimit ne Champions League, Inter ka gjetur fitoren ne shtepine e Genoas. 

Ai qe ka vendosur kete ndeshje ka qene Romelu Lukaku dhe Danilo D’Ambrosio.

Por sipas nje analize te Il Giornale, ne shtepine Inter jane te lumtur edhe per nje lojtar tjeter.

“Gjithmone Romelu Lukaku: ai shenon golin e peste ne kampionat, i shtati kete sezon (10 bashke me golat me kombetaren e Belgjikes) dhe i ka evituar Interit nje te diele me mendime te keqija.”

“Per here te pare, Handanovic nuk peson nje gol dhe mbase ky eshte nje nga tre lajmet e mira nga kjo ndeshje ne Genova.”

“Por nje lajm tjeter i mire eshte Matteo Darmian, qe ka ardhur ne Milano ne diten e fundit por eshte i destinuar te marre nje rol te rendesishem kete sezon.”

“Luan ne fillim shume mire ne te djathte dhe me pas ne te majten akoma edhe me mire.”

“Eshte shume e thjeshte te mendosh se ai shume shpejt do i marre vendin Perisic qe ka qene nje nga lojtaret me te dobet ne fushe.”

“Nderkohe, nje lajm tjeter pozitiv eshte edhe rekuperimi i Bastonit dhe i Nainggolan, edhe pse ky i fundit part time.”

“Nuk eshte nje rastesi qe Conte eshte rikthyer te beje pese zevendesimet (ku debutoi per here te pare dhe Pinamonti qe pas rikthimit).”

“Ne pak fjale, ka qene nje fitore e merituar e Interit qe po mendon per Shakhtar pa menduar shume per Serie A. Do te jete nje ndeshje e veshtire, me shume mundesi me e veshtire se kjo, por kunder nje skuadre qe ka fituar ne Madrid ndaj Realit.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.