Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

554 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, cfare lajmi: “Klubi zikalter eshte shume afer pasardhesit te Papu Gomez: FIFA ndihmon Interin sepse…”

Inter, cfare lajmi: “Klubi zikalter eshte shume afer pasardhesit te Papu Gomez: FIFA ndihmon Interin sepse…”
Inter Club Staff

Teknik, eksploziv, i perdorshem. Ne sfiden e kualifikueseve te Boterorit ne program ne Katar 2022, me Venezuelem e tij ndaj Kilit te Vidal dhe Sanchez, Yeferson Soteldo, diamant i klasit 1997 qe luan te Santos, ka dashur vetem pak minuta per ti mahnitur te gjithe.

Nje kros super i sakte dhe perfekt per golin e shenuar nga Salomon Rondon. Nje kros me te djathten qe i ka dhene mundesi shokut te tij te shenoje golin e tre pikeve.

Nje goditje kjo qe ka derguar ne tilt te gjithe mbrojtjen kundershtare, e cila ishte e papergatitur per ate loje te 23 vjecarit.

Ai eshte vetem 16 centimetra dhe ka eksplozivitet. Luan me shume foce dhe eshte shume teknik, luan me te dyja kembet dhe eshte energjik.

Ai shpesh here eshte krahasuar me Papu Gomez, per karakteristikat e tij. Gjithesesi, vlen per tu theksuar se Soltedo po ndiqet me shume kujdes nga Interi dhe Atalanta.

Te dy keto skuadra jane te goditura nga talenti i madh Venezuelian dhe kete gje e nenvizon Calciomercato.com.

Kualitetet e lojtarit jane te padiskutueshme, dhe konfirmohet gjithcka nga scoutat e dy skuadrave qe e kane ndjekur nga afer.

Por duke pare situaten e tij kontraktuale, Interi po e mendon seriozisht qe te vleresoje nje levizje ne drejtim te tij. Pse? E thjeshte.

Kjo sepse per blerjen e lojtarit, nuk duhet negociuar me Santos, skuader ku ai luan, por me Huachipato, skuader qe ka ne pronesi kartonin e tij.

Per blerjen e lojtarit, Santos eshte dashur per paguar 3 milione dollare dhjetorin e shkuar, por kjo eshte nje shume qe per shkak te problemeve ekonomike nuk ka qene e mundur te kryhet.

Keshtu, pasi skuadra venezueliane ka bere nje padi ne FIFA dhe keta te fundit i kane dhene atyre te drejten e kartonit dhe Huachipato ka fjalen finale per shitjen e tij e mund ta beje kete gje ne cdo moment.

Sipas Calciomercato.com, vleresimi i lojtarit venezuelian eshte rreth 10 milione euro, por eshte mundesia qe te ulet akoma me shume kjo shifer nese Interi do te lere per shembull nje perqindje te kartonit per skuadren qe zoteron kartonin e tij sot.

Nderkohe, nga ky operacion, 10% do i takoje Santosit, por deri ne nje maksimum qe shkon ne 200 mije dollare per ta. Asnje cent me shume.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.