Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,596 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E PABESUESHME – Gjykata Sportive per grushtat e Bonuccit denon… Interin: “Klubi zikalter gjobitet sepse…”

E PABESUESHME – Gjykata Sportive per grushtat e Bonuccit denon… Interin: “Klubi zikalter gjobitet sepse…”
Inter Club Staff

Me sa duket ne keto minuta ka ardhur edhe vendimi perfundimtar per Bonuccin, mbrojtesin i Juventusit qe ka ushtruar dhune fizike dhe verbale ndaj nje zyrtari te Interit diten e djeshme.

Ashtu si eshte pare edhe nga pamjet e filmimeve zyrtare dhe amatore, Bonucci ka kercenuar edhe me jete drejtuesin e Interit, Cristiano Mozzillo, pas golit te Interit ne minuten e 120.

Imazhet kane bere xhiron e rrjeteve sociale por me sa duket Gjykata Sportive e Federates Italiane per dhunen e Bonuccit ka gjobitur… Interin.

Mund te duket e pabesueshme, por pak me pare eshte zbardhur edhe vendimi ku Interi eshte gjobitur me pese mije euro.

Nderkohe, ky ka qene vendimi i plote, ku Bonucci nuk eshte skualifikuar me asnje ndeshje denim por edhe ai eshte gjobitur me 10 mije euro.

“Per shkak se ne minuten e 16 te pjeses se dyte shtese eshte bere protagonist ne nje perplasje me nje drejtues te skuadres kundershtare, Leonardo Bonucci do te denohet me 10 mije euro. Kjo gje eshte konfirmuar nga faktet e Prokures Federale.”

“Nderkohe, nder te tjera, gjobitet edhe klubi i Interit me pese mije euro sepse nuk ka ndalur drejtuesin e saj qe te futet prane fushes nderkohe qe ai nuk e kishte emrin ne listen e personave te lejuar.”

“Kjo ka qene nje shkelje e rregullave dhe materialet i kane kaluar gjithashtu edhe Prokures Federale per te marre masat perkatese.”

Cmenduri totale, sidomos kur shikon pamjet e momentit. Gjera qe mund te ndodhin vetem ne Itali!

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.