Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

260 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, cfare lajmi: “Ndaj Atalantes nje rikthim i madh nga minuta e pare: Conte po mendon per…”

Inter, cfare lajmi: “Ndaj Atalantes nje rikthim i madh nga minuta e pare: Conte po mendon per…”
Inter Club Staff

Interi i Antonio Contes, pas humbjes ne Champions League kunder Real Madrid, po pergatitet per sfiden e ardhshme ne kampionat.

Zikalterit, do te luajne diten e diele ndaj Atalantes, ne nje ndeshje qe do te vleje shume per rrugetimin ne kampionat.

Sipas Corriere dello Sport, kunder bergamaskeve, do te kete nje te re te rendesishme nga minuta e pare ne fushen e lojes.

Sipas tyre, do te luaje nga minuta e pare Milan Skriniar: nje rikthim pas shume kohesh ky, sepse Skriniar ka me shume se nje muaj qe nuk vesh fanellen e Interit ne fushen e lojes.

conte

“Gjithcka te ben te mendosh se te dielen ne fushe do te jete rikthimi i madh i Milan Skriniar.”

“Te marten ai ishte vetem ne pankine: nje zgjedhj e detyruar duke pare se ai ishte kthyer vetem te shtunen negativ pas 25 ditesh radhazi me Covid19.”

“Gjithesesi, me nje jave te tere stervitje, ai eshte i gatshem qe te luaje rregullisht tani dhe te perballet perseri me Zapata, nje lojtar me te cilin ka luftuar edhe sezonin e shkuar.”

“Duke konsideruar fizikun dhe shpejtesine, Skriniar ka te dhenat e duhura per te hequr ndricimin e kolumbianit.”

NJERIU I DUHUR NE MOMENTIN E DUHUR – “Ndjesia eshte se Skriniar po rikthehet ne momentin e duhur. Skriniar eshte nje lojtar qe ka luajtur shume vjet, dhe ai mund te jete celesi i rregullimit te mbrojtjes me tre.”

“Ai ka fizik por edhe shpejtesi, qe ne javet e fundit, Interi i kane munguar pak. Eshte e qarte se nga kjo gje mund te perfitoje edhe Hakimi, qe deri me tani nga ana e tij ka pasur D’Ambrosion, dike te adaptuar per ate pozicion, jo Skriniar qe eshte nje mbrojtes i vertete qendre.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.