Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,123 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, cfare lajmi: “Ndodh ajo qe nuk pritej aspak? Brozovic dhe Perisic po shkojne drejt nje…”

Inter, cfare lajmi: “Ndodh ajo qe nuk pritej aspak? Brozovic dhe Perisic po shkojne drejt nje…”
Inter Club Staff

Ideja e Interit eshte e njohur tashme: te zgjidhen te gjitha situatat e rinovimeve qe jane pezull perpara Krishtlindjeve ne menyre qe gjerat qe qartesohen heret per te ardhmen.

Ne kete koncept, ne javet e ardhshme do te kete edhe disa takime teper te rendesishme per te ardhmen e disa lojtareve te rendesishem.

Dy te paret me sa duket do te jene Marcelo Brozovic por edhe Ivan Perisic, qe po shkelqen kohet e fundit.

Kete gje e tregon La Gazzetta dello Sport e cila futet ne detaje dhe zbulon te rejat e fundit ne lidhje me keto dy rinovime te ndryshme.

EPIC BROZO – Per sa i perket mesfushorit, brenda fundit te javes tjeter, klubi deshiron qe te marre firmen mbi kontrate.

“Javen e kaluar, Marotta dhe Ausilio kane pritur ne zyrat e klubit babain agjentt te lojtarit dhe avokaten e familjes.”

“Nuk eshte futur aspak biseda ne numrat e kontrates se ardhshme, por ka qene me shume nje takim per tu njohur me shume dhe per te marre ndjesite e para.”

“Klima ndermjet paleve ka qene shume e mire, konstruktive, dhe si lojtari por edhe klubi mendojne se ka marzh per te vazhduar perpara bashke.”

“Dhe eshte e vertete: mund te kete nje zhvillim te rendesishem keto dite, ndryshe nga akulli i fillimit ku palet ishin pak larg.”

Sipas La Gazzetta dello Sport, mbyllja e tratatives me Brozovic mund te arrihet me nje kontrate deri ne 2025 me 5,5 milione euro ne sezon.

SUPER IVAN – Klubi zikalter prej javesh e ka gjetur zevendesin e Perisic: eshte Kostic, serbi i Eintracht.

Por tani duket se Ivan mund te shuaje deshiren per tu rikthyer ne Bundeslige dhe te vendose per te qendruar ne Milano.

Gazzetta shpjegon: “Pasi te jepet disponueshmeria per te qendruar si zikalter, Inter do te provoje qe te beje ate qe mundet per te mbajtur ne Milano kroatin Perisic.”

“Per te Inzaghi ka deshiren qe te qendroje. Simone eshte nje nga ata tranjere qe ate qe e mendon, e thote. Dhe ai Ivan e do ne skuader.”

“Tani topi normalisht i kalon Marottes dhe Ausilios por mbi te gjitha Perisic. Dicka eshte e sigurt: dikush qe ka arritur te binte Conten se mund te luaje edhe si mbrojtes krahu, duke u bere me pas deciziv per Scudetton, nese do dicka, di se si e arrin. Imagjinoni tani kur cdo gje eshte e hapur.”

“Keshtu, mund te ndodhe ajo qe nuk pritej aspak? Brozovic dhe Perisic po shkojne drejt nje rinovimi. Nese do te ndodhe ose jo vertete, kete do e tregoje vetem koha. Por gjerat kane filluar te levizin.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.