Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 9, 2022

Scroll to top

Top

351 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Pioli pranon madheshtine e Interit ne derby: “Nuk eshte nje turp e as nje deshtim qe te themi se…”

Pioli pranon madheshtine e Interit ne derby: “Nuk eshte nje turp e as nje deshtim qe te themi se…”
Inter Club Staff

Perpara ndeshjes ne Europa League kunder Yllit te Kuq te Stankovic, tranjeri i Milanit, Stefano Pioli, ka folur edhe per Interin.

Keto kane qene fjalet e tij:

Perpara derbit na the te gjitheve se duhet te rritej niveli i skuadres pas ndeshjes me Spezian. Nuk ndodhi aspak dicka e tille. Cfare shpjegimi i jep kesaj?

“Me siguri e kemi pare me kujdes ndeshjen tone ne derbi. Nuk kemi arritur te luajme ne nivelin e duhur dhe te larte ne 15 minutat e fundit te pjeses se pare dhe ne 10 minutat e para te pjeses se dyte.”

“Mbi te gjitha, si ritem ishim me lart se Interi, por kemi gabuar shume ne intensitetin tone pa top, aty kemi caluar.”

“Kur ne pesuam golin e dyte sikur skuadres ju prene kembet dhe me pas ishim ne duart e Interit duke qene se ata moren ne kontroll lojen.”

“Eshte e dukshme qe dicka e tille mund te ndodhe, por te humbasesh me nje skuader si Interi nuk eshte as turp e as nje deshtim.”

“Do te ishte nje deshtim nese do jemi ne renie te lire, ndeshje pas ndeshje. Per kete arsye duhet qe te bindemi per aftesite tona.”

“Duhet te luajme me me shume intensitet, duhet te besojme te aftesite e te gjitheve. Duhet force mbi te gjitha. E jo te luajme si ne derbi.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.