Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,292 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, cfare lajmi nga Gjermania: “Marotta ka bere nje super goditje: dorezohet Bayern?”

Inter, cfare lajmi nga Gjermania: “Marotta ka bere nje super goditje: dorezohet Bayern?”
Inter Club Staff

Fjalet e ndermjetesuesit Reggiani kane kontribuar vetem qe ti hidhet benzine zjarrit per sa i perket te ardhmes se David Alaba.

Nderkohe, ata qe flasin per kete gje sot jane mediat gjermane te cilet tentojne te zbulojne detaje nga kjo tratative.

Ata ne te kaluaren e kane afruar Alaba me Real Madrid dhe Barcelona, por tani jane ato qe tregojne se Interi eshte shume afer lojtarit.

“Alaba mund te transferohet shume shpejt ne Milano. Tek Interi, po e pret nje Antonio Conte qe ka qene teper i nevrikosur me te tijet pas humbjes ndaj Bolognas.”, shkruajne ata, qe vazhdojne edhe me tej.

“Zikalterit duan te investojne shume tek krahet e mesfushes, dhe Alaba shihet si njeriu perfekt si nga cilesia por edhe nga mosha per te bere rolin e krahut te majte.”

“Beppe Marotta ka bere keshtu nje super goditje e cila mund te mbyllet shume shpejt pas asaj te Hakimi. Bayern duket i dorezuar.”, shkruan Sport1 ne Gjermani.

Nderkohe, Hansi Flick, qe ditet e kaluara ishte shprehur plot shprese se mund te mbante Alaba ne Gjermani (dhe Thiagon), ka dhene nje deklarate qe shihet me shume si nje deklarate lamtumire.

“Do te bejme gjithcka qe te mbajme keta dy lojtare te mire ne Munich sepse jane shume te talentuar dhe plot me kualitete.”

“Por cdo lojtar – dhe kjo eshte dicka legjitime – ka planin e tij dhe versionin e jetes.”

“Si tranjer une gjithmone do te jap keshilla. Por varet nga eksperienca e secilit dhe vendimet e secilit.”

“E nese nje lojtar merr vendimin per tu larguar, e ka rrugen e hapur dhe ne do e respektojme kete vendim. Edhe pse ka vullnet per ta mbajtur.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.