Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,092 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, cfare lajmi per Asllani: “Nje rrufe e vertete ky djalosh: ne tre jave ka parakaluar dy lojtare ne skuader”.

Inter, cfare lajmi per Asllani: “Nje rrufe e vertete ky djalosh: ne tre jave ka parakaluar dy lojtare ne skuader”.
Inter Club Staff

Eshte Kristjan Asllani MVP i kesaj vere ne shtepine Inter. Ai erdhi pa shume ze por ka treguar se vlen shume ne fushen e lojes.

Ish-lojtari i Empolit ka treguar ne shume raste se ka edhe deditim, por edhe kualitet te mjaftueshem per te luajtur me Interin.

Nderkohe, ashtu si nenvizon La Gazzetta dello Sport, lojtari ka parakaluar dy lojtare ne hirarkine e skuadres ne kte moment.

“Edhe pse eshte 20 vjec, Asllani mendon dhe leviz si nje veteran ne fushe: ai ka deshire te permiresohet cdo dite”.

“Nderkohe, hirarkia eshte rrezuar menjehere nga ai: ka ardhur si zevendesuesi natyral i Brozovic, por shqiptari ka treguar menjehere se eshte me shume se nje alternative.”

“Per tekniken, per leximin taktik dhe per kohen e depertimeve, ish-talenti i Empolit mund te luaje ne shume role ne mesfushe”.

“Keshtu ai ka parakaluar nje ekspert si Mkhitaryan por edhe nje lojtar qe ka vite tek Inter si puna e Gagliardinit”.

“Tani Asllani eshte alternativa e pare e Interit ne mesfushe dhe vetem pas tij vije lojtare si Mkhitaryan dhe Gagliardini”.

Ku do te luaje Asllani gjate sezonit? 

“Ai do te luaje ne regji, por edhe si mezzala sa here do te jete nevoja. Ky eshte nje pozicion i ri per te, por qe Inzaghi po ja meson dalengadale”.

“Per stafin teknik dhe drejtuesit, takimi me fushen ne Appiano i Asllanit ka qene vertete nje goditje rrufeje per menyren si ndodhi”.

“Me pak fjale, te gjithe ne shtepine Inter e shohin me sy shume te lire djaloshin qe nuk tregon aspak moshen reale ne fushen e lojes”.

“Ai ka personalitet dhe shume teknike baze. Dicka qe e ben te duket si nje veteran sa here ka topin ne kembe”.

“Nderkohe, impakti me boten Inter qe ka pasur Kristjan ka qene shume i rendesishem qe ne ndeshjen e pare te veres kunder Milaneses ku ai shenoi nje gol teper te bukur”.

“Me pas, ai shenoi edhe me Monaco, ne takimin e pare te vertete te veres per djemte e Inzaghit ne kete vere”.

“Kristjan eshte blere qe ne radhe te pare ti jape Brozovic pak mundesi per te pushuar, por Inzaghi ka kuptuar direkt se mund ta perdore Asllanin edhe perkah kroatit”.

“Kjo duke i dhene mundesi edhe Barelles per shembull te pushoje ndonjehere, por edhe Hakan Calhanoglu”.

“Menaxhimi i energjive eshte kryefjala qe thote Inzaghi keto dite. Te gjitha ndeshjet jane te rendesishme, por te gjithe duhet te menaxhojne energjite e tyre”.

“Keshtu, per Asllanin do te kete shume mundesi per te luajtur qe prej fillimit te sezonit e deri ne fund. Gjithcka do te jete ne doren e tij”.

“Deri me tani, Asllani ka gjetur shume besim dhe hapsira ne fushen e lojes me siguri do te gjeje me shume nga sa ka menduar ne fillim fare”.

“Kjo sepse shoket, stafi teknik dhe tranjeri kane besim te plote te ai. Kristjan direkt ka mbajtur shenime se si mund te behet i vlefshem per Interin dhe te gjithe po e ndihmojne qe te rritet edhe me shume”.

“Ai deshiron te behet me plot gojen si Brozovic tek Inter: i pazevendesueshem dhe thelbesor. E nder te tjera, ai ndodhet te skuadra e zemres: kjo eshte nje shtyse me shume”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.