Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | January 27, 2021

Scroll to top

Top

217 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

INTER, CFARE LAJMI PER LUKAKU: “Eshte shpallur futbollisti me i mire Belg: ai ka mundur edhe lojtarin e…”

INTER, CFARE LAJMI PER LUKAKU: “Eshte shpallur futbollisti me i mire Belg: ai ka mundur edhe lojtarin e…”
Inter Club Staff

Me te vertete nje sezon i mrekullueshem per Romelu Lukaku qe ka marre nje lajm te madh diten e djeshme.

Eshte pikerisht belgu i Interit ai qe eshte zgjedhur si futbollisti me i mire belg qe luan ne kampionatet jashte Belgjikes per 2020.

Sulmuesi i Interit ka marre keshtu vendin e pare ne kete cmim te vecante qe jepet cdo vit nga e perditshmja kombetare HLN Sport.

Lukaku e ka marre kete vend te pare, me 363 pike, perpara Kevin De Bruyne te Manchester City qe ka marre 330 pike.

Lojtari qe ka kompletuar podin ka qene portieri i Rela Madrid, Thibaut Courtois me 99 vota ne total per te.

Por ka ndodhur nje surprize e bukur diten e djeshme, sepse Romelu Lukaku ka qene duke dhene nje interviste per Inter TV, kur i eshte dorezuar trofeu.

Ai e ka marre trofeun nga duart e Antonio Contes vete, por ne ate moment ka ndodhur dicka e sikletshme sepse teksa ai ka perqafuar Conten, tranjerit te Interit i ka rene nga duart trofeu duke frikesuar jo pak Lukakun.

“Mendoja se ai qe do e hidhte nga duart trofeun tim do te ishte djali im i vogel, por ne fakt kete e beri tranjeri im”, ka thene Lukaku duke bere shaka.

Nderkohe, ky me poshte eshte klasifikimi i TOP 10 lojtareve te Belgjikes qe luajne ne kampionatet e huaja per 2020:

1. Romelu Lukaku • Inter Milan 363

2. Kevin De Bruyne • Manchester City 330

3. Thibaut Courtois • Real Madrid 99

4. Dries Mertens • Napoli 53

5. Youri Tielemans • Leicester City 47

6. Axel Witsel • Borussia Dortmund 22

7. Alexis Saelemaekers • AC Milan 15

8. Toby Alderweireld • Tottenham Hotspur 10

9. Yannick Carrasco • Atletico Madrid 7

10. Timothy Castagne • Atalanta/Leicester City 7

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Romelu Lukaku (@romelulukaku)

“Dua te falenderoj Zotin. I them faleminderit shokeve te mi te skuadres tek Interi dhe te Belgjika: ju, faleminderit, cdo here me vini ne pozicione teper te mira.”

“Faleminderit stafit teknik te te dy skuadrave qe me keni bere nje lojtar me te mire se nga sa isha”, ka shkruar me pas Lukaku ne profilet e tij ne rrjete sociale.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.