Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

425 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, cfare lajmi per tifozet: “Ja sa tifoze mund te kete prezent Interi ne San Siro ne sezonin e ri cdo ndeshje: plot…”

Inter, cfare lajmi per tifozet: “Ja sa tifoze mund te kete prezent Interi ne San Siro ne sezonin e ri cdo ndeshje: plot…”
Inter Club Staff

Europiani me sa duket mund te jete thjesht prova gjenerale per ate qe mund te ndodhe ne Serie A duke filluar nga sezoni i ri.

Sipas La Gazzetta dello Sport, nuk eshte aspak e pamundur te imagjinojme nje Serie A sezonin qe vjen me publik.

E gjithcka fillon nga Interi, qe ka bere e para nje kerkese per Federaten dhe per Ministrine e Shendetesise.

Klubi zikalter qe eshte klubi qe ka humbur me shume para nga mbyllja e stadiumeve si skuadra me me shume tifoze prezent ne Itali, eshte bere edhe pionere ne kerkesen per rikthimin e tifozeve.

“Ideja eshte qe ne kete moment, sapo te mundet, te miratohet rregullorja per lejimin e tifozeve neper stadiume.”

“Qellimi i Interit eshte te mbushe San Siron me te pakten 40% te kapacitetit, qe do te ishte nje nisje shume e mire.”

“Zikalterit duan te dine shpejt cfare do te ndodhe dhe te merret nje vendim, sepse duan te shesin edhe abonime.”

“Topi i ka kaluar Federates dhe Qeverise, qe kane edhe presionin e Europianit, te cilin e kane lejuar te zhvillohet me tifoze.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.