Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

545 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, cfare lajmi: “Zbulohet goditja e pare e veres me parameter zero: perforcim ideal per Conten.”

Inter, cfare lajmi: “Zbulohet goditja e pare e veres me parameter zero: perforcim ideal per Conten.”
Inter Club Staff

Interi, duke pare edhe ate qe ka bere ne vitet e kaluara, duket se edhe njehere eshte gati te peshkoje ne merkaton e lojtareve ne skadence kontrate.

Te shumte kane qene lojtaret e perfolur dhe qe lirohen gratis ne vere, por klubi zikalter deshiron te mos gjendet i papergatitur.

Sipas Tuttosport, drejtuesit zikalter kane prenotuar tashme perforcimin e pare me parameter zero per 01 korrikun 2021.

Behet fjale per mbrojtesin e Napolit, Nikola Maksimovic, te lindur ne vitin 1991 dhe qe eshte ne skadence kontrate.

Por cfare ka ndodhur me te? Le ta shohim me kujdes se bashku.

FAKTORI RAMADANI – “Kerkesat ekonomike te lojtarit per momentin e ndalojne nje oferte te Napolit ne drejtim te tij.”

“Agjenti i Maksimovic, i fuqishmi Fali Ramadani, ne fakt kerkon per lojtarin e menaxhuar nga ai rreth 2,5 milione euro rroge, kunder 1,2 milione qe ai merr aktualisht.”

“Keshtu, me shume se dyfishi. Interi me Ramadanin ka raporte shume te mira, dhe ne ditet e kaluara ka pasur nje takim me te.”

“Ne kete takim eshte folur edhe per mbrojtesin tjeter serb te Fiorentines, objektv i veres per zikalterit, nese largohet Skriniar.”

PERFORCIMI IDEAL – “Mundesia per te arritur tek Maksimovic me zero intrigon Interin, edhe sepse serbi ka nje eksperience te duhur per tu futur ne skuadren e Interit dhe nuk do e kishte problem te adaptohej me linjen mbrojtese me tre te zikalterit.”

“Maksimovic i ka te dhenat fizike dhe teknike ideale per te luajtur ne kete skeme te Contes, ka humbur nga cilesia e tij.”

“Interi keshtu, duke e marre lojtarin me zero, do te kishte qe nga korriku nje alternative te mire pa shpenzime, ne pritje te ndonje shitje te rendesishme tipi-Skriniar, per tu hedhur me pas ne sulm per ndonje blerje milionere edhe ne mbrojtje.”

“Ne kete operacion me sa duket eshte marre edhe drita jeshile e Steven Zhang.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.